Pendarovski pas votimit: Fitore që të jemi më larg izolimit, më afër Evropës (VIDEO)

“Në fund të ditës, pres që të realizojmë fitore të bindshme e cila do të na japë mundësi që në rrethin e dytë zgjedhor, definitivisht ta marrim mbështetjen masive të qytetarëve, për rrugën që Maqedonia e Veriut e kalon në dy vitet e fundit, a ajo është më larg izolimit dhe më afër Evropës në të cilën realisht përkasim”.

Kështu deklaroi kandidati presidencial i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski, pasi e realizoi të drejtën e tij të votimit në lagjen Autokomandë, raporton Portalb.mk.

Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski

Ai shtoi se pret që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të mirë, ashtu siç i ka hije një shteti evropian.

“Pres ditë të qetë zgjedhore, në fakt ashtu siç i ka hije një shteti demokratik evropian, pres dalje të latë pasi që qytetarët e dinë se nuk bëhet fjalë për zgjedhje individuale, por për zgjedhje të konceptit, sipas të cilit Republika e Maqedonisë së veriut duhet të vazhdojë më tej të zhvillohet dhe për një periudhë të shkurtër duhet të bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike”, shtoi Pendarovski.

Stevo Pendarovski me bashkëshorten dhe djalin e tij
Stevo Pendarovski me bashkëshorten dhe djalin e tij

LEXO: Reka pas votimit: Zgjedhjet do të dëshmojnë se RMV-ja është e gatshme për negociatat me BE-në (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button