Bajrami: Deri te Prokuroria dhe MPB-ja nuk ka arritur asnjë paraqitje për rastin në Studeniçan

21.00- Kryetari i Komisionit për ndjekjen e parregullsive zgjedhore pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokurori Xhelal Bajrami, pas mbylljes së vendvotimeve deklaroi se deri në këto momente deri tek Prokuroria dhe deri tek MPB-ja nuk është paraqitur ngjarja në Studeniçan, ku një vendvotim gjatë mëngjesit nuk ishte hapur, ku siç ishte raportuar në opinion, personi që e ka poseduar çelësin e vendvotimit ka refuzuar që ta hapë hapësirën për votim, përcjell Portalb.mk.

“Duhet fillimisht të vërtetohet nëse personi nuk e ka hapur hapsirën. Deri më tani deri tek MPB-ja dhe Prokuroria nuk është paraqitur një rast i tillë dhe nëse vërtetohet ndonjë fajsi, gjithësei se do të pregaditen yë gjitha aktivitetet e nevojshme nga ana jonë”, deklaroi Bajrami.

Prokurori theksoi se procesi zgjedhor ka kaluar në rendin më të mirë të mundshëm, me përjashtime të vogla.

Deri më tani është konfirmuar një thyerje e privatësisë në votim në Tetovë, ku një votues e ka fotografuar fletëvotimin me telefon celular. Siç ka theksuar Bajrami, mjeti është marrë dhe do të kryhet ekspertizë pas çka do të ndërmerren masat nga ana e Prokurorisë.

Gjatë ditës deri te Prokuroria ka qenë I paraqitur edhe një rast nga ana e një qytetari I cili në komunën e Gjorçe Petrovit ka vërejtur një kombi I cili me altoparlant ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve.

Nga Prokuroria presin që periudha në mes të dy rretheve zgjedhore, si edhe vet dita e votimin në rrethin e dytë të kalojë si deri më tani, qetë dhe në kushte demokratike.

________________________________

Komisioni për përcjellje të këtyre zgjedhjeve i formuar në prokurorinë republikane të Republikës së Maqedonisë së Veriut është në vazhdimësi duke i ndjekur të gjitha aktivitetet për sa i përket procesit zgjedhor, bëri të ditur prokurori Xhelal Bajrami.

“Nëpër të gjitha prokuroritë themelore të shtetit janë organizuar kujdestari shtesë për sot, për procesin zgjedhor dhe ju informoj se deri më tani në këtë komision, por edhe në të gjitha prokuroritë themelore nuk ka të paraqitur ndonjë rast për shkelje eventuale të procesit zgjedhor”, tha Bajrami, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se pritet që procesi zgjedhor të zhvillohet qetë ashtu siç është duke u zhvilluar deri më tani, “por për gjithçka ne jemi të gatshëm të veprojmë, si prokurori, në gjithë vendin”, shtoi Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button