Most regjistroi edhe një incident zgjedhor

14:00 Votimi i raundit të para të zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet qetë dhe pa probleme serioze. Deri në orën 13 dalja e votuesve është 20,8 për qind, njoftojnë vëzhguesit e asociacionit Most.

Deri më tani vetëm në dy vendvotime janë vërejtur parregullsi të vogla, tha Zllatko Dimitrijoski, përfaqësues i Most.

“Në vendvotimin 2805/1 në komunën Qendër në Shkup në fillim të votimit janë grisur tre fleta të votimit me numrin serik. Në vendvotimin 1385/1 në Prilep, një votues nuk ka qenë i regjistruar në Listën zgjedhore, dhe ai ka votuar së bashku me bashkëshorten e cila ka qenë në listë dhe është nënshkruar”, tha Dimitrijoski.

Ai deklaroi se sipas të dhënave të tyre, deri në orën 11 dalja ishte 11,2 për qind, deri në 12 ishte 15,9 dhe deri në orën 13 dalja është 20,8 për qind.

 

Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, përveç vendvotimit 2344 në komunën e Studeniçanit, pasi personi që e ka pasur çelësin e atij vendivotimi, ka refuzuar që ta hapë derën. Këto janë informacionet e para, nga vëzhgimi i MOST në terren, përcjell Alsat M. 

Asociacioni qytetar MOST procesin e votimit gjatë ditës së sotme do ta monitorojë me 1500 vëshgues, të cilët do jenë prezent në 1160 vendvotime.

Preskonferenca e ardhshme, nga MOST, pritet të zhvillohet në orën 11:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button