Aksioni ekologjik i “Nëna dhe fëmija” dhe “Mos u bëj plehrë”, tashmë një javë mbeturinat e mbledhura kanë ngelur në rrugë

Organizatat joqeveritare “Nëna dhe fëmija” dhe “Mos u bëj plehrë” të dielën e kaluar realizuan aksion ekologjik në autostradën Shkup – Tetovë, ku u mblodhën gjithsej 105 thasë mbeturina për 2 orë, dhe të njejtat tashmë një javë qëndrojnë në rrugë, transmeton Portalb.mk

Organizatorët e aksionit, sot, një javë pas aktivitetit lajmërojnë që thasët nuk janë marrë nga kompanitë përkatëse për pastrimin e mbeturinave dhe të njejtat kanë ngelur në rrugë tashmë një javë.

“Pastruam autostradën javën e kaluar për të ngritur vetëdijen te qytetarët që të mos hedhin mbeturina. Mirëpo me sa duket duhet të ngremë vetëdijen edhe te institucionet që i kanë lënë në rrugë mbeturinat tashmë një javë”, thanë organizatorët.

LEXO: Aksion ekologjik i “Nëna dhe fëmija” dhe “Mos u bëj plehrë” në autostradën Shkup-Tetovë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button