Në skenë, “Partia Popullore e Heshtjes”

Heshtja është nëna e së vërtetës, ka thënë Benjamin Disraeli, një burrështetas anglez nga shekulli i 19-të, sintagmë kjo që zbulon tërë filozofinë e së vërtetës nëpërmjet një gjesti shumë të rëndomtë njerëzor që konsiston me heshtjen. Ekzistojnë momente kur heshtja jehon më fuqishëm se çdo gjë tjetër, thotë Leroy Brownlow, publicist amerikan.

Në librin e tij, profesori Stuart Sim na kujton se feja, filozofia, arti, letërsia, muzika etj., tregojnë se heshtja nuk do të thotë se ka ndonjë mungesë të diçkaje, përkundrazi. Në fakt, a nuk themi se monumentet më të bukura na lënë pa fjalë? Dekarti thoshte “Cogito ergo sum” (mendoj, pra jam) dhe, që të arrish këtë vetëdije, të duhet heshtja, pra “Lumi ku lundron mendimi njerëzor”.

Paaftësia për të heshtur paraqet një nga dështimet më të mëdha të njerëzimit, ka thënë Walter Bagehot, një kritik i njohur anglez. Është shumë më fisnike t’u shmangesh situatave të pakëndshme përmes heshtjes, sesa t’i tejkalosh ato përmes grindjes, ka thënë Francis Beaumont, një dramaturg anglez.

Nuk është mirë të heshtim nëse jemi të mençur, por nëse nuk jemi aq të mençur, atëherë më mirë është të heshtim, shprehet Charles Caleb Colton, shkrimtar anglez. Kur budallenjtë flasin, të mençurit duhet të heshtin, mendon  Johann Gottfried Von Herder, poet gjerman.

Vetëm ai që s’flet, nuk gabon. Heshtja është më e vlefshme se ari.

Heshtja ndonjëherë flet më shumë se fjala. Populli po vdes duke heshtur, ndaj dhe pushteti s’duhet të bëjë reklamë për këtë. Populli ka heshtur, ajo çka dëgjohet është vetëm zhurma e barkut.

Në një diskrecion të plotë, pa ndonjë pompozitet, pa ceremoni të zakonshme, pa u regjistruar dhe pa kërkuar leje, për çudi, pa asnjë themelues, pa e ditur edhe datën, është formuar tek ne partia më e madhe politike për momentin, e cila është pagëzuar Partia Popullore e Heshtjes (PPH), në të cilën anëtarët nuk kanë qenë të detyruar  të marrin as libreza anëtarësie. Në këtë parti mund të hyjë dhe të dalë secili, pa asnjë obligim për ndonjë aktivitet konkret partiak, as të ketë pretendime për pushtet. Anëtarë mund të bëhen të gjithë, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare, fetare dhe gjinore. Mjafton që anëtarët e kësaj partie të heshtin dhe me këtë përmbushin të gjitha kriteret.

Sipas sondazhit të fundit të Institucionit për hulumtime strategjike të opinionit, kjo parti gëzon përkrahjen e 51 për qind të qytetarëve të vendit. Ajo është e pranishme në të gjitha shtresat e shoqërisë, angazhohet për paqe të plotë, jetë pa konfrontime dhe zënka, pa rrezikuar askënd. Dobësia e vetme e kësaj partie është se një numër i konsiderueshëm i atyre që i përmbahen kësaj platforme politike, kanë tradhtuar idealet dhe janë futur në partitë e tjera që luftojnë për pushtet ose e kanë pushtetin në dorë, kështu që me pjesëmarrjen e tyre sipas platformës së heshtjes, shkaktojnë dëme të pariparueshme në veprimin efikas politik të partive të tjera dhe në imazhin e tyre të përgjithshëm. Por, pikërisht kjo është strategjia politike e kësaj partie: të infiltrohet dhe të veprojë brenda partive të tjera dhe kundër interesave të tyre politike, që konsistojnë me marrjen ose mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

Nga shkrimet paraprake të Ismail Arsllanit:

Ngritja e parë zyrtare e flamurit shqiptar në Tetovë më 1941
Betimi i tetovarëve në organizatën ilegale “Besa” më 1936
Anëtarët e “Besës” përcillnin situatën në Tetovë nga kafeneja “Kosova”, 1941
Si u themelua dhe veproi në Tetovë organizata ilegale “Besa” (1936)
Sheh Mustafë Tetova, strategu i Lidhjes së Prizrenit
Mehmetriza Gega, prijësi sypatrembur i demonstratave të Tetovës (1968)
Një “festë” e mallkuar moniste e tetovarëve
Një histori e heshtur për tetovarët në Amerikë
Xha Abdullah Jusufi me shokë përgatiti ngritjen e flamurit kombëtar në Tetovë
Shkrimet e para për Tetovën më 1878 në gazetat britanike
Për Kasaphanën dhe lisin e Tafës në Tetovën e vjetër 
Shpat Sharri dhe njerëzit me çanta të zeza
Nga katrahura e vendlindjes në ballë të demonstratave shqiptaro-amerikane
Seid Musai, mësuesi  në organizatën ilegale –  NDSH
Debutimi i tetovarëve më 1941 me instruksionet e Tiranës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button