Jelekverdhët nuk janë lejuar të protestojnë përpara Notre Dame

Festimet e Pashkëve nuk i kanë ndaluar jelekët e verdhë që të dalin sërish në protestë në të shtunën e 23-të radhazi, njofton Opinion.al

Por këtë herë policia franceze ka dhënë urdhër të prerë që ata nuk do t’i afroheshin Katedrales Notre Dame.

Këtë vit rrugëtimi i të premtes së zezë në Paris ishte i veçantë. Ai u zhvillua në “A l’île de la Cité” , e cila përkon me zonën në të cilën ndodhet Katedralja.

Sipas Arqipeshkvit Mishel Apetit ajo çfarë ndodhi pak ditë më parë ishte një tragjedi e vërtetë. Ecjes pas kryqit ju bashkuan qindra persona në Francë dhe përveç besimtarëve katolik ishin të pranishëm edhe shumë turistë.

Kështu e gjithë zona ishte e mbyllur për trafikun rrugor dhe në mbrojtje të saj ka patur agjentë policie të njësisë speciale.

Ministri  i brendshëm francez theksoi se janë marrë masa të domosdoshme për të shmangur sjelljet jo korrekte, dhunë apo trazira.

Ndër të tjera ai ka thënë  që të reagohet në mënyrë të menjëhershme për shpërndarje të turmës si dhe arrestim i individëve të dhunshëm.

Qëllimi është që të përsëriten skenat e shkatërrimit dhe grabitjes të dyqaneve si ndodhi në  “Shomps-Elize”.

Një numër i madh agjentësh është vendosur në gatishmëri për të garantuar ruajtjen e rendit publik me 60 mijë në të gjithë vendin, ku vetëm 5 mijë prej tyre janë vendosur në Paris.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button