Shafran i Indisë është zbardhues natyral i dhëmbëve

Është I shkëlqyer për higjienën orale sepse vepron si antibakterial dhe anti-inflamator, ul rrezikun e zhvillimit të kariesit dhe lehtëson simptomat e inflamacionit të mishit të dhëmbëve, shkruan Panacea.

Shafrani i Indisë është bimë me ngjyrë portokalli intensive, e cila e merr ngjyrën nga përbërësi i saj aktiv, kurkumini. Edhe pse ka ngjyrë të fortë që lë gjurmë të dukshme, shafrani i Indisë tradicionalisht përdoret për pastrimin dhe zbardhjen e dhëmbëve. Është I shkëlqyer për higjienën orale sepse vepron si antibakterial dhe anti-inflamator, ul rrezikun e zhvillimit të kariesit dhe lehtëson simptomat e inflamacionit të mishit të dhëmbëve.

Për ta përdorur atë si zbardhues natyral për dhëmbët, ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:

  • 4 lugë shafran i Indisë pluhur
  • 2 lugë çaji sodë buke
  • 2 lugë çaji vaj kokosi

Përbërësit përzihen derisa të fitohet një pastë e trashë. Përdoret edhe si pastë dhëmbësh e zakonshme, butësisht fërkohen dhëmbët me brushë për disa minuta, ndërsa pas shpëlarjes së dhëmbëve pastrohet tërësisht e gjithë zgavra e gojës. Pasta mund të ruhet për disa ditë në një kavanoz prej xhami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button