fbpx

Dita e Tokës: Në Tetovë u mbajt aksion i madh pastrimi (VIDEO)

Me rastin e Ditës së Tokës, sot në Tetovë u organizua aksion i madh pastrimi nga vullnetarë, aktivistë të organizatave të ndryshme që funksionojnë në qytetin e Tetovës dhe me përkrahje të vetë organizatave dhe disa bizneseve private, njoftojnë aktivistët, transmeton Portalb.mk.

Grumbullimi i vullnetarëve u bë në sheshin Iliria me fillim në ora 12.45, kurse aksioni i pastrimit filloi në ora 13.00.

Aksion pastrimi në Tetovë

Aktivistët njoftojnë se janë paraparë të pastrohen shtatë zona të ndryshme në qytet, përfshirë qendrën sportive, skejt parkun, dy anët e lumit Shkumbin (nga ura e gurrit deri tek rruga industriale), hapësirat e gjelbërta midis dhe anash  bulevarit Iliria, rrënjët e drunjve të mbushura me filtera cigaresh, prapa gjyqit si dhe zona rreth stadiumit të qytetit.

Aksion pastrimi në Tetovë

Organizatorët njoftojnë se qëllimi i këtij aksioni është të shënohet Dita e Tokës edhe në Tetovë, dhe të punohet në ngritjen e vetëdijes se mbeturinat që lëmë pas vetes nëpër rrugë, trotuare, hapësira publike, rrënjë pemësh (etj) nuk largohen vet dhe se e bëjnë qytetin tonë të duket akoma më keq.

“Çdo kush duhet të ketë përgjegjësi dhe rol për një mjedis më të pastër”, thonë organizatorët.

Në aktivitet morën pjesë nxënës e student nga shkollat e mesme dhe fillore të Tetovës, aktivistë të organizatave që organizuan aktivitetin dhe vullnetarë.

“Ky aktivitet mund të them se do zhvillohet tradicionalisht. Vitin e kaluar në të njejtën kohë e organizuan diku 10

Aksion pastrimi në Tetovë

organizata joqeveritare një aktivitet të ngjajshëm për Ditën e Tokës. Përveç mesazhit që ambienti të mbrohet nga qytetarët dhe institucionet, kemi edhe për qëllim që të rinjtë të argëtohen këtu pas aktivitetit të pastrimit”, tha Metin Muaremi, nga organizata CED.

Aktivistët përveç aktivitetit të pastrimit mblodhën mbeturinat e hedhura nga cigaret në rrënjët e drunjëve dhe në to lanë një mesazh për të ngritur vetëdijen e qytetarëve.

Më poshtë mund të ndiqni se si është zhvilluar aktiviteti.

 


Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close