KSHZ: Pjesëmarrje më e lartë e votuesve në Pragë, më e ulta në Stamboll

Deri më tani pjesëmarrje më të madhe për zgjedhjet presidenciale në misionet diplomatike dhe konsullore në Evropë ka në Pragë (23.4%), ndërsa më e ulta në Stamboll (3.57%), tha zëdhënësja e KSHZ, Ljupka Guguçeska, njofton Skopje1.mk

“Votimi vazhdon pa probleme. Pjesëmarrja në Budapest është 18.75 për qind, në Bruksel 18.37, në Zagreb 16.67. Pjesëmarrja deri në 18:30 në Kanberra është 38 për qind, ndërsa në Melburn 57.58 për qind. Vendet e votimit në SHBA dhe Kanada do të hapen në orën 19,” tha Guguçeska.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, zëdhënësja e KSHZ-së informon se votimi i sotëm në burgje zhvillohet pa probleme dhe deri në orën 10 e drejta e votës është përdorur 22 përqind.

“Në 13 burgun “Shkupi”, 1.640 persona kanë të drejtë vote. Të gjitha vendet janë të hapura në kohë dhe votimi shkon pa asnjë problem”, tha Gugushevka.

Deri në këto momente, votimi po zhvillohet pa probleme, thanë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në një konferencë shtypi për të informuar rreth votimit të të sëmurëve, të burgosurve, të paraburgosurve dhe diasporës që po ushtrojnë sot nga ora 7 të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet lokale që mbahen në tri komuna.

KSHZ thotë se për herë të parë kanë votuar dhe votuesit nga dy shtëpi pleqsh. Vendvotimet janë të hapura dhe atje, dhe 71 votues do të kenë mundësinë të votojnë. Një risi poashtu paraqitet edhe te qytetarët me dëgjim dhe të folur të dëmtuar, për të cilët në ditën e zgjedhjeve do të jetë aktiv numri 076 488 360, i cili nëpërmjet një video thirrje do të jetë në gjendje t’i parashtrojë pyetje Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe të marrë një përgjigje në gjuhën maqedonase të shenjave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button