Robbie Williams me simptoma të shtatzënisë?!

Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij, Ayda Field, janë duke numëruar ditët e fundit para ardhjes në botë të vajzës së tyre të parë. Ndërsa pritja e ëmbël është në kulmin e saj, britaniku tha se fillimin e shtatzënisë e ka përjetuar në mënyrë po aq intensive si bashkëshortja e tij. Robbie pohon se ka ndier të gjitha simptomat për të cilat flasin nënat shtatzëna.“Në tremujorin e parë unë jam trashur.

A nuk është kjo e mahnitshme? Ayda ka ngrënë për të dy, por unë kam shtuar peshë. Ndoshta bëhet fjalë për ndjeshmëri. Kam lexuar në lidhje me këtë dhe kam parë se ekziston një mundësi që burrat në shtatzëni kanë simptoma të njëjta si gratë e tyre”, tha këngëtari, duke shtuar se ai gjithashtu ka ndier gjëra të përziera dhe dhimbje në shpinë.

Robbie është shumë i emocionuar në lidhje me zgjerimin e familjes.

“Në këtë moment unë jam i frikësuar me të vërtetë, por mezi po pres që të kontaktoj me vajzën time, mezi po pres që ta dua”, ka thënë butësisht artisti.

Edhe pse ka një martesë të lumtur, thotë se tani gruaja e trajton më ndryshe se në fillim të kurorëzimit të tyre.

“Më parë ajo gjithmonë ka vlerësuar veshjen time, tani më kritikon dhe kërkon të vishem më mirë. Viti i parë i martesës ishte i mrekullueshëm. Vuajtja vjen më vonë”, tha Robbie./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button