Katalogu i ri në internet sjell fotografi nga pushtimi japonez i Kinës

Një bazë e re e të dhënave në internet, që nga shkurti 2019 ofron një panoramë të jetës nën pushtimin japonez të verilindjes së Kinës. Arkivi Hekurudhor i Kinës Veriore, që ofron 39,775 fotografi në një katalog me opsione kërkimi, është një bashkëpunim midis disa institucioneve kërkimore japoneze dhe Universitetit të Kiotos, që kishte fotografitë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, shkruan Global Voices.

Deri në vitin 2019, Universiteti i Kiotos ka organizuar disa ekspozita me një numër të vogël fotografish nga koleksioni. Si natyra e fotografive, që synonjnë të glorifikonin pushtimin japonez të Kinës verilindore dhe toni i përgjithshëm i ekspozitave, kanë sjellë reagime të forta në Kinë.

memorial for workers killed during construction

Diçitura: “Fshatarët festojnë hapjen e linjës hekurudhore Shidexian dhe përurimin e monumenteve për punëtorët e ndërtimit që humbën jetën” (建設の人柱の墓と開通を喜ぶ農民), Wangjiajing, 1941. Foto nga: Arkivi Hekurudhor i Kinës Veriore. Liçenca: CC BY 4.0.

Si një burim kryesor, skanimi i fotografive në koleksion përfshin bllokimin origjinal matte si dhe dokumentimin e detajuar rreth vendndodhjes, kur është bërë fotografia, emrin e fotografit dhe përshkrimin.

Fotografitë fillimisht kishin qëllim promovues dhe ishin bërë nga punonjësit e Kompanisë së Transportit të Kinës Veriore (華北 交通). Kompania vepronte në rajonin e kontrolluar nga e ashtuquajtura Qeveria e Përkohshme e Republikës së Kinës (中華民国 臨時 政府, në japonisht), një shtet-kukull në Kinën verilindore, që u mbështet dhe bashkëpunoi me forcat pushtuese japoneze gjatë luftës sino-japoneze.

Kompania menaxhonte mijëra kilometra të linjave të autobusëve dhe trenave në Kinën verilindore, që lidh rajonin Jingjinji përreth Pekinit me Harbinin dhe qytete të tjera në Mançuri, vendndodhjen e një shteti tjetër kukull japonez në Kinën verilindore.

buddhas

Detajet e fotografisë: Budat prej guri në Yungang në Datong në 1939. Burimi: Arkivi Hekurudhor i Kinës Veriore. Liçenca: CC BY 4.0.

Përveç shfaqjes së investimeve japoneze të infrastrukturës në rajon dhe demonstrimit të rendit dhe qetësisë së supozuar të pushtimit japonez, fotografitë gjithashtu promovojnë destinacione turistike në të gjithë rrjetin hekurudhor (harta) të operuar nga Kompania e Transportit të Kinës Veriore.

寺後街の鼓楼

Detajet e fotografisë: Kulla pranë stacionit Kaifeng në linjën hekurudhore Longhai në 1939. Burimi: Arkivi Hekurudhor i Kinës Veriore. Liçenca: CC BY 4.0.

Numri i madh i fotografive në koleksion tregon shumë pamje nga jeta e qytetit Beiping (tani Pekin) dhe pjesë të tjera të Kinës verilindore gjatë pushtimit japonez në vitet ’30-’40.

Image caption: "The view from Hengshui Castle"

Diçitura: “Pamja nga Kështjella Hengshui” (衡水城外を望む). Foto e bërë pranë Hengshui në korrik 1941. Burimi: Arkivi Hekurudhor i Kinës Veriore. Liçenca: CC BY 4.0.

Fotografitë u inskenuan nga fotografët që punonin për të promovuar Kompaninë e Transportit të Kinës Veriore, ndërkohë që nuk ka dokumentim të vuajtjeve ekstreme të popullit kinez gjatë luftimeve dhe pushtimit të Kinës gjatë Luftës Sino-Japoneze, e cila zgjati nga 1937 deri më 1945. Vlerësohet se deri në 22 milionë civilë kinezë vdiqëngjatë këtyre viteve, duke u përballur me brutalitetin dhe mizoritë në duart e pushtuesve japonezë, siç është Masakra e Nanjing-ut.

Hyrja në faqen e internetit të Arkivit Hekurudhor të Kinës Veriore nuk përmend aspak rolin e Japonisë si pushtuese dhe kolonizatore dhe përkundrazi fokusohet në dritaren e së kaluarës të paraqitur nga koleksioni i fotove:

Fotografitë e Kompanisë së Transportit të Kinës verilindore, të bëra në mes të Luftës Sino-Japoneze, ishin të destinuara për qëllime promovuese dhe nuk pasqyrojnë kushtet në fushëbetejë. Në vend të kësaj, fotot sjellin kulturën, folklorin (të Kinës në atë kohë) si dhe zhvillimin e infrastrukturës rajonale të transportit, zhvillimin e burimeve dhe atë industrial. Teksa fotografitë pompoze të botuara në revista, gazeta dhe vende të tjera censuroheshin nga ushtaria, ato të pabotuarat (në koleksion) nuk i janë nënshtruar një censure të tillë. Prandaj, nëse i kushton vëmendje këtij koleksioni të madh fotografish, mund të krijosh një përshtypje për Kinën e gati 80 vjetëve më parë. Disa fotografi portretizojnë peizazhet që sot nuk ekzistojnë më.

Ekspozitat nga Universiteti i Kiotos, të quajtura “Kina e 80 viteve më parë” (80年前の中国) gjithashtu paraqesin fotot si një burim për të kuptuar të kaluarën dhe nuk përmendin rolin e Japonisë në kohën e luftës.

Duke i bërë jehonë një artikulli në gjuhën angleze në gazetën South China Morning Post, një komentator që shkruan për RecordChina, një faqe lajmesh japoneze që fokusohet te Kina, vuri në dukje:

Exhibits put on by the University of Kyoto, called “the China of 80 years ago” (80年前の中国)  also present the photos as a resource to understand the past, and make no reference to Japan’s wartime role.

Fokusi i përdoruesve të internetit ndryshonte shumë (mes Japonisë dhe Kinës). Në mediat sociale kineze, ka komente pas komentit që thotë: “Mos harroni historinë tonë dhe mos harroni ç’nderimin kombëtar të Kinës”. Komentet e përdoruesve japonezë të internetit u përqëndruan në peizazhin përgjatë hekurudhës dhe kështu me radhë.

39,775 fotografitë në Arkivin Hekurudhor të Kinës Veriore janë të organizuara sipas etiketës, sipas vitit dhe sipas stacionit të trenit më afërt ku janë shkrepur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button