Samsonenko është tërhequr nga KH “Vardar”

Biznesmeni rus Sergej Samsonenko përmes një deklarate me shkrim ka njoftuar se nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë me financimin e klubit të hendbollit “Vardar”. Ai i fton biznesmenët e Maqedonisë të bashkohen në financimin e klubit të hendbollit transmeton Portalb.mk.

– Po kalon tashmë viti i shtatë i menaxhimit dhe financimi i hendbollit në vend, nga ana ime, duke filluar me KHF Vardar në vitin 2012 duke e bashkëngjitur edhe KH Vardar në vitin 2013.

Nga shtatë vitet e kaluara në hendboll, për fat të keq, po kalon viti i tretë prej kur unë personalisht jam duke luftuar dita-ditës për të mirëmbajtur klubin, duke marrë vazhdimisht hua dhe kredi. Pavarësisht nga kjo luftë që unë e zhvilloj çdo ditë, pas meje ka më shumë se 5000 punonjës në kompaninë time të cilët i mirëmbaj me familjet e tyre dhe të cilët nuk dua t’i rrezikoj, e që huamarrja ime e vazhdueshme në sport tashmë ka filluar të reflektohet – ka shkruar Samsonenko.

Ai thotë se ka marrë premtime se brenda një kohe të shkurtë do pranojë ndihmë për hendbollin, por që ndihmë nuk ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button