MPB: Sektori për punë administrative do të punojnë gjatë fundjavës

Sektori për punë administrative do të punojnë të shtunën dhe të dielën, respektivisht më 20 dhe 21 prill të vitit 2019, si dhe më 4 dhe 5 maj të vitit 2019, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ky dikaster theksuan se të gjitha kërkesat për dhënie të letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur, apo të vjedhur), sipas procedurës ligjore, do të lëshohen urgjentisht në të gjitha Sektoret rajonale për punë administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument identifikimi biometrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button