Shkup, u mbajt takimi i 12-të i studentëve ndërkombëtarë

Në kuadër të “Takimit të 12-të të studentëve ndërkombëtarë”, të organizuar me sloganin “Nga Lindja në Perëndim për një botë të drejtë” nga Federata e Shoqatave të Studentëve Ndërkombëtare (UDEF) dhe në të cilën Anadolu Agency është “Partner Global i Komunikimit”, studentët u takuan në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti i organizuar për herë të katërt këtë vit në Maqedonin e Veriut në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) me mbështetjen e shoqatave Köprü dhe Vizioni-M, morën pjesë përfaqësues të institucioneve turke në vend, akademikë, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Sabahattin Kala, zyrtar rajonal i UDEF-it, bëri të ditur se takimet e studentëve në Turqi i kanë organizuar në 91 pika, në 51 vende në botë, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se me këto aktivitete synojnë që të sjellin bashkë të rinjtë nga vende të ndryshme të botës për të treguar se mund të jetojnë bashkë.

Kala njoftoi se në kuadër të vizionit të vitit 2023 të Turqisë synojnë që të presin 250.000 studentë, numri i cili tashmë ka arritur në 150.000.

Nga ana tjetër, rektori i IBU-t, Prof. Dr. Mehmet Dursun Erdem, tha se aktiviteti ka një kuptim tjetër, duke pasur parasysh karakterin ndërkombëtar të universitetit.

Ai falënderoi zyrtarët e UDEF-it për këtë organizim, duke shtuar se kjo lëvizje të cilin e ka nisur Turqia ka një rëndësi strategjike.

“Paqen botërore ne mund ta sigurojmë vetëm me arsim”, tha ai.

Erdem gjithashtu falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për kontributin e tij në themelimin e universitetit, si dhe aktiviteteve të UDEF.

Në kuadër të programit, studentë turq, shqiptar dhe boshnjak realizuan nga një fjalim, ndërsa më pas të pranishmive iu shpërndanë ushqime lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button