Trump irritohet me Mueller-in pasi u shpreh i pafajshëm

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpërtheu ndaj raportit final të prokurorit special Robert Mueller rreth ndikimit rus, një ditë pasi ai shprehu pafajësinë e plotë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Deklaratat janë bërë për mua nga njerëz të caktuar në raportin e çmendur të Mueller-it, që është shkruar nga 18 demokratë të inatosur që e urrejnë Trump-in, e që janë të sajuara dhe tërësisht të pavërteta”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Komentet e Trump-it janë larg nga pretendimet e tij të mëparshme të bëra pak para publikimit të raportit, kur tha se puna e ekipit të Mueller-it vërtetoi se “nuk kishte bashkëpunim të fshehtë, nuk kishte pengesa”.

Përderisa prokurori special vendosi se kishte mungesë të provave që lidhnin fushatën e Trump-it me tentimet ruse për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 në favor të Trump-it, situata nuk ishte plotësisht e qartë në lidhje me pengesat për të cilat sugjeron presidenti.

“Provat që kemi mbledhur rreth veprimeve dhe qëllimeve të presidentit prezantojnë çështje të vështira që mund të duhet të zgjidhen nëse ne bëjmë një gjykim tradicional prokurorial”, shkroi Mueller, duke theksuar se nuk do të veproj në atë mënyrë, duke u bazuar në praktikën e departamentit dhe tolerancës së konsiderueshme kushtetuese që u është dhënë presidentëve se si ata i udhëzojnë zyrtarët.

Megjithatë, ai shtoi se nëse ekipi i tij është i sigurt se Trump është i pastër nga çfarëdo pengese të mundshme, atë do ta thoshte në mënyrë eksplicite.

“Duke u bazuar në faktet dhe në standardet e zbatuara ligjore, ne nuk mundemi të gjykojmë në atë mënyrë”, thuhet në raport.

Raportit zyrtar i publikuar të enjten i mungon material i caktuar, duke përfshirë informacionin që ka të bëjë me rastet në vazhdim e sipër dhe ndërkohë që Prokurori i Përgjithshëm William Barr para publikimit tha se një version i paautorizuar do të jetë në dispozicion për një grup të zgjedhur ligjvënësish dypartiakë. Anëtari i komisionit gjyqësor në parlamentin amerikan, Jerry Nadler, i bëri thirrje Departamentit të Drejtësisë për publikim të raportit të plotë me të gjitha informatat themelore.

“Redaktimet duket se janë të rëndësishme”, tha Nadler në një deklaratë.

“Deri më tani nuk kemi parë asnjë nga provat aktuale që Prokurori Special i ka hetuar për të krijuar këtë rast. Madje edhe versioni i redaktuar i raportit përshkruan raste serioze të veprimeve të gabuara të presidentit Trump dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Tani i takon Kongresit të përcaktoj fushëveprimin e plotë të këyre gabimeve të pretenduara”, tha Nadler.

Nadler caktoi datën 1 maj si afat që departamenti të përcaktohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button