OKB ka evakuar refugjatët për shkak të luftimeve rreth Tripolit

Nga Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara(UNHCR) njoftuan se me avion ka evakuar 163 persona nga Libia në Niger, që është fluturimi i parë i tillë që nga fillimi i luftimeve para dy javësh në kryeqytetin libian, Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kabineti i përfaqësuesit të lartë të OKB-ve për refugjatë (UNHCR) të premten bëri të ditur se bëhet fjalë për refugjatë të vendeve të ndryshme afrikane dhe se në mesin e tyre gjenden dhjetëra gra dhe fëmijë. Autoritetet libiane më herët i ndaluan dhe paraburgosën për të parandaluar kalimin e tyre në Evropë.

“Duke marrë parasysh situatën në Libi, evakuimi humanitar paraqet shpëtim për refugjatët e paraburgosur jeta e të cilëve është në rrezik”, tha Filippo Grandi, komisari i lartë i OKB-ve për refugjatë.

Nga UNHCR-ja theksuan se në Libi në paraburgim afër rajonit ku zhvillohen luftime edhe më tej kanë mbetur rreth 3.000 refugjatë.

Khalifa Haftar, komandant ushtarak me bazë në Libinë lindore, nisi një fushatë ushtarake më 4 prill me një plan ambicioz për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Libia është përfshirat nga trazirat që nga viti 2011, kur Muamar Gadafi u vra në një kryengritje të përgjakshme me mbështetjen e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button