Është vrarë një gazetare hulumtuese në Irlandën e Veriut

Gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve në Londonderry të Irlandës së Veriut është vrarë gazetarja 29 vjeçare, Lyra McKee.

Policia është duke e trajtuar rastin si “incident terrorist” dhe dyshon se një grup i disidentëve republikan i quajtur IRA e Re të jetë përgjegjës për vrasjen, transmeton REL.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se vrasja ishte “tronditëse dhe e pakuptimtë”.

“Zonja McKee ishte një gazetare që vdiq duke bërë punën e saj me kurajo të madhe”, shtoi kryeministrja May.

Një dëshmitar okularë tha se e ka parë një person të maskuar duke shtënë në drejtim të gazetares, Lyra McKee.

McKee ka qenë redaktore në mediumin Mediagazer me bazë në Belfast.

Puna e saj si gazetare përfshinte raporte që shtjellonin dekadat e dhunës në Irlandën e Veriut dhe ajo ishte përshkruar si një yll në rritje i gazetarisë hulumtuese.

Në një postim të fundit në Twitter ajo e përshkroi konfrontimin midis policisë dhe protestuesve në Irlandën e Veriut si një “çmenduri absolute”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button