Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe Qeveria kanë nënshkruar “Memorandum për bashkëpunim”

Përcaktimi strategjik i Fondacionit për Shoqëri të Hapur – Maqedoni është përkrahja e reformave shtetërore në më shumë fusha që janë nga vlefshmëria strategjike për Fondacionin, duke përfshirë edhe përkrahjen e reformave që do të sigurojnë avancim të kushteve për zhvillim të shoqërisë civile, transmeton Portalb.mk.

Në këtë drejtim, Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në të cilin vendosen bazat e modelit transparent dhe të besueshëm të sistemit të financimit shtetëror të organizatave civile, që njëkohësisht është edhe qëllim strategjik i Qeverisë të konfirmuar në Strategjinë e bashkëpunimit dhe zhvillim të sektorit civil.

Në kuadër të bashkëpunimit, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur do ta përkrahë, do të merr pjesë dhe do ta koordinojë procesin e përgatitjes së analizës për përkrahjen financiare të shoqatave dhe fondacioneve nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2017, 2018 dhe 2019 me analizë komparative të modeleve për financim shtetëror nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe BE.

Duke pasur parasysh detyrimin për avancim të kushteve për zhvillim të shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në analizën e përpunuar do të jepet propozim me opsione të modeleve për vendosjen e fondit të vetëm për zhvillim institucional  të organizatave civile dhe për bashkfinancimin e projekteve të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button