Janakieski është thirrur për ndjekje penale për “të enjten e përgjakshme”

Ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski u ftua sot në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar si i dyshuar në organizimin e ngjarjeve të dhunshme në Parlament më 27 prill 2017. Ai dyshohet se, së bashku me disa prej anëtarëve të udhëheqjes së VMRO-DPMNE, kanë dirigjuar ngjarjet në Parlament, njofton REL.

Ndër të dyshuarit janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski dhe Nikola Boshkovski. Para Janakievskit, Veljanoski u thirr në Prokurori.

Janakieskit i është dhënë arrest shtëpie për atë që, siç thonë nga Prokuroria në kërkesën për në Gjykatë, ka rrezik për arratisje dhe ndikim në hetim. Prokuroria hapi hetim në fillim të këtij viti kundër pesë personave që dyshojnë se janë organizatorë të ngjarjes.

Prokurorja publike, Vilma Ruskovska kohët e fundit tha se pret që deri në fund të majit të ngrihet një aktakuzë për organizatorët e dhunës në Kuvend më 27 prill 2017. Ajo shtoi se një pjesë e mirë e dëshmitarëve ishte marrë në pyetje dhe se marrja në pyetje e të pandehurve vazhdoi edhe këtë javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button