Kostovski: Eprorja Nadica logohej me emra tjerë, të shohë se çfarë shohin të tjerët në sistem

Ish eprorja e MPB-së, Nadica Nikoliq e cila është e akuzuar për përgjimin masiv në rastin “TargetFortesa”, sot në seancë gjyqësore  ka pyetur inxhinierin, Xvonko Kostovski, njofton Portalb.mk.

Në përgjigjen ndaj pyetjes së saj, dëshmitari, Xvonko Kostovski tha se e akuzuara ka hyrë në sistem me emra tjerë që të shohë se çfarë shohin shfrytëzuesit tjerë në sistem.

“Eprorja Nadica është loguar me llogari tjetër që të shohë se çfarë shohin shfrytëzuesit tjerë në sistem”, tha Kostovski përpara Gjykatës.

Në sqarimin se kur është bërë tollovia me telefonatat, i ka dhënë listë Nikoliqit me llogaritë që të mundet të bëhen kontrolle, por ajo ka qenë vetëm njëherë.

Në lëndën “Target Fortesa” të PSP-së janë të akuzuar ish drejtori i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujoski, kolegu i tij, Nikolla Boshkoski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimoski, por edhe Vlladimir Varellov nga DSK, si dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.

Sipas akuzës, nëpërmjet tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej 2008 deri në vitin 2015, në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët fare nuk është dhënë urdhër gjyqësor.

Komunikimi është ndjekur përpara se të jepen urdhrat, por edhe pasi kanë mbaruar urdhrat gjyqësor për 1.541. Janë përgjuar mbi 20.000 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button