Ditën e zgjedhjeve mund të denonconi shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike falas të Avokatit të Popullit

Në Zyrën e Avokatit të Popullit të dielën, më 21 prill, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme komunale për Komunat Ohër, Dibër dhe Novo Sellë në periudhën prej pres 07:00 deri në orën 19:00, do të funksionojë linja telefonike falas  0800-54321 që të denoncohen shkeljet e të drejtës zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Për qytetarët do të jenë të hapura shtatë zyra të Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtës zgjedhore.

Qytetarët do të mund t’i paraqesin të drejtat e tyre në numrat në vijim të telefonit: Tetovë 044 344 – 082, Strumicë 034 329 -996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389 -701 dhe Kumanovë 031 431 – 488.

Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me marrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat janë të detyruara t’u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara.

Avokati i Popullit potencon se e drejta zgjedhore është e garantuar me kushtetutë dhe për shkak të mos respektimit të së drejtës zgjedhore parashihen edhe vepra dënuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button