“Parkingjet Qendër” do t’i largojnë veturat e vjetra dhe do t’i dërgojnë në një depo në Kisella Vodë

Veturat e vjetra, të lëna jashtë përdorimit nga territorit të Komunës Qendër do të largohen dhe do të dërgohen në depon në Kisella Vodë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

NP “Parkingjet e Komunës Qendër” këtë aksion do ta zbatojë që të lirohen parkingjet nga veturat që nuk janë në gjendje funksionale, ndërkaq zënë vende parkingu. Sipas vlerësimeve të ndërmarrjes, në territorin e Qendrës ka rreth 220 vetura të tilla.

“Kemi gjetur lokacion në Kisella Vodë e cila është me hapësirë prej 5.000 metra katrorë. Presim që Këshilli ta miratojnë Planin e Detajuar Urbanistik për atë rajon dhe të fillojmë me rregullimin e hapësirës. Pres që gjatë verës të fillojmë me lirimin e parkingjeve nga automjetet jofunksionale”, thotë drejtori i NP Parkingje, Vasko Kiçevski.

Përpara se të largohen dhe të transferohen në depo, automjeteve do t’u ngjiten afishe paralajmëruese me të cilat do t’i informojnë pronarët se nëse nuk e largon automjetin në afat prej 2 javësh, automjeti do të hiqet me automjetin e specializuar “Merimanga”.

“Njëkohësisht, do të kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme të dhëna për pronarin dhe nëpërmjet telefonit për herë të dytë do ta informojmë. Nëse edhe pas këtij apeli automjeti qëndron në parking, do të intervenojmë. Në terren kemi vetura të tilla që qëndrojnë 10 vite. Jo vetëm që zënë hapësirë publike, por edhe rreth tyre krijon mbeturina dhe krijon fotografi e keqe”, shtoi Kiçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button