840 qytetarë kanë kërkuar subvencione për inverterë nga Qyteti i Shkupit, para ka edhe për 460 amvisëri

Në shpalljen publike të Shkupit subvencione për inverterë kanë kërkuar 840 qytetarë, ndërsa para ka edhe për 460. Në thirrjen që u publikua në mars, nga buxheti i qytetit janë ndarë 20 milionë denarë për të subvencionuar 1300 amvisëri, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Me këtë thirrje përfshihen gjitha amvisëritë të cilat kanë blerë ose do të blejnë kondicionerë inverterë nga 1 janari 2019. Shuma e subvencionit është 50% e vlerës së pajisjes, por jo më shumë se 15.000 denarë bashkë me tatimin mbi të ardhurat personale. Thirrja do të realizohet sipas parimit “i parë që vjen, shërbehet i pari” dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor 2019, ose deri sa të harxhohen mjetet e parashikuara për këtë qëllim. Paratë për shkak të zgjedhjeve presidenciale do të paguhen pas zgjedhjeve.

“Të drejtë për të marrë pjesë në thirrjen publike kanë banorët e Shkupit, komunave Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Vodë, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj. Në këtë thirrje nuk kanë të drejtë të marrin pjesë amvisëritë të cilat kanë objekt banimi me lidhje në sistemin e ngrohjes qendrore urbane, si dhe banorët të cilët kanë objekt banimi që është në ndërtim e sipër dhe nuk jetojnë në të.

Qyteti i Shkupit e shpalli thirrjen publike për subvencionimin e qytetarëve për blerje të invertorëve si një nga masat kundër ndotjes së ajrit. Në rrjedhë e sipër janë edhe thirrjet publike për subvencionim të qytetarëve për blerje të stufave me peleta dhe të biçikletave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button