Siljanovska: Do të jem ambasadorja e parë në luftën me urinë

Pajtohem me mendjet më të mëdha të kohës së sotme të cilat krahas sfidës ekologjike dhe katastrofës ekologjike, varfërinë e vendosin para saj ose afër saj, kuptohet edhe krahas kërkesës për delimitarizimDomethënë nëse bëhem unë presidente e Republikës së Maqedonisë do ta bëj atë që e kam shënuar edhe në program. Sepse unë e di se madje 40% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë janë buzë mbijetesës ose kanë probleme serioze me urinë. Dhe me të vërtetë derisa ekziston bankë e këtillë, aq shumë organizata është e qartë se mbreti është i zhveshur, se ne nuk ballafaqohemi me sfidat më të mëdha, kështu tha kandidatja për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska.

Ajo shtoi se se nëse zgjidhet presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë ambasadorja e parë kundër urisë.

“Dëgjova dhe pashë shumë ambasadorë këtu, unë nëse zgjidhem me përgjegjësi them se do të jem ambasadorja e parë në luftën me urinë. Dhe shpresoj se 5 vite pastaj nuk do të ketë nevojë për aq shumë ambasadorë për luftë me urinë dhe se ne do të themi se jemi në rrugën e duhur se jemi ballafaquar me një nga sfidat më të mëdha. Sfida të dhimbshme. Përndryshe ajo që është shokuese, ajo që shqetëson është se nga ana tjetër keni problem të tillë për mbijetesë, për mua ndoshta ky është problem me realizimin e së drejtës së jetës. Sepse nëse nuk mund ta mbroni, ta realizoni dinjitetin dhe integritetin ju keni problem serioz me të drejtën e jetës. Nëse është kjo nga njëra anë sfidë, ndërsa nga ana tjetër kemi çdo ditë hedhje të madhe të përditshme, të ushqimit, nuk e dimë se ku përfundon domethënë në bankë nuk lajmërohen të gjithë ata të cilët do të mund të dhuronin një pjesë të ushqimit që do të arrijë në vendin e tij, mendoj se para katastrofës ekologjike ose së bashku  do t’i vendosja këto dy sfida”, tha Siljanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button