Carovska: Personat që marrin ndihmë sociale do të punojnë punë të dobishme shoqërore ose do trajnohen për punë specifike

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska paralajmëroi se do të miratohet vendim i ri ligjor me të cilin personat që marrin ndihmë sociale do të duhet të punojnë punë të dobishme shoqërore ose në mënyrë aktive të kërkojnë punë. Ligji tashmë është në procedurë kuvendore dhe pas zgjedhjeve do të votohet, transmeton Portalb.mk.

“Çdokush që merr ndihmë sociale, ndërsa është person i aftë për punë, me ndryshimet e reja ligjore do të duhet të kyçet në masat aktive për punësim. Njëra në sferën e punës së dobishme shoqërore, ndërsa tjetra është trjanimi dhe edukimi i mëtejshëm për profesione specifike”, tha në Shtip, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

“Me mundësinë e kualifikimit, të aktivizohen kanë të gjitha rastet sociale të aftë për punë. Kjo masë do të përfshijë mbi 30.000 amvisëri në shtet. Me këtë do të përmirësohet ekonomia e përgjithshme në shtet”, tha Carovska e cila shtoi se në Maqedoninë Lindore për momentin ndihmë sociale marrin pothuajse 7.000 persona, të grupuara në mbi 1.700 familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button