Lajmet e censuruara në Kinë: Përkujtimi i 30 vjetorit të Masakrës së Sheshit Tiananmen

U bënë 30 vjet që nga ngritja dhe rënia e Lëvizjes Demokratike (八九 民运) në Kinë të vitit ’89, që kulmoi me masakrën famëkeqe të sheshit Tiananmen më 4 qershor 1989.

Atë ditë, ushtria kineze goditi brutalisht demonstratat e drejtuara nga studentët, që bënin thirrje për reforma demokratike. Kryqi i Kuq Kinez vlerësoi se 2,700 civilë u vranë, por burime të tjera flasin për një numër shumë më të lartë. Një dokument konfidencial i qeverisë amerikane, publikuar në 2014, raportoi se sipas një vlerësimi të brendshëm kinez, të paktën 10,454 civilë u vranë, transmeton Global Voices.

Partia Komuniste e Kinës kurrë nuk i ka pranuar publikisht këto ngjarje apo ka dhënë llogari për veprimet e saj me ndonjë hetim të pavarur. Nuk ka referenca për Lëvizjen Demokratike në asnjë tekst shkollor të historisë dhe shumica e studentëve në Kinë nuk kanë dëgjuar kurrë për masakrën.

Këtu tregohet një koleksion fotografish që kanë lidhje me 4 qershorin dhe fjalët kyçe të censuruara në mediat sociale në Kinë. Fotografia e famshme tregon njeriun që i del para tankut (Tank Man), të shënuar me rreth të kuq. Burimi: Historitë e Censuruara: 4 qershor
Këtu tregohet një koleksion fotografish që kanë lidhje me 4 qershorin dhe fjalët kyçe të censuruara në mediat sociale në Kinë. Fotografia e famshme tregon njeriun që i del para tankut (Tank Man), të shënuar me rreth të kuq. Burimi: Historitë e Censuruara: 4 qershor

Që nga ditët e hershme të internetit në Kinë, lëvizja dhe masakra kanë qenë tema tabu për diskutim online. Dhe çdo vit kur afron koha e përvjetorit të masakrës, platformat e mediave sociale dhe grupet e individët përballen me presion të shtuar për të mos folur për lëvizjen.

Për të shënuar 30 vjetorin e masakrës së sheshit Tiananmen, ekipet tona në Weiboscope të Universitetit të Hong Kongut dhe Laboratori Qytetar i Universitetit të Torontos përmblodhën përmbajtjen që është censuruar në mediat sociale në Kinë për shkak të lidhjes së saj me Lëvizjen Demokratike. Këtu ne tregojmë disa nga lajmet e ndaluara të lëvizjes më të madhe të demokracisë që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës.

Kontrolli i informacionit në mediat sociale në Kinë

Qasja e Kinës për të kontrolluar informacionin në mediat sociale mbështetet në një sistem të “vetëdisiplinës”, në të cilin kompanitë janë përgjegjëse për të mbajtur jashtë platformave të tyre përmbajtjet e ndaluara.

Platformat e mediave sociale si WeChat (aplikacioni më popullor për biseda në Kinë) dhe Weibo (platforma e Kinës, e ngjashme me Twitter) pritet të investojnë në teknologji dhe personel për censuruar përmbajtjen sipas rregullave qeveritare, që ndalojnë tema të përcaktuara qartë, duke përfshirë “thashethemet”, informacionin që dëmton “nderin kombëtar”, “shqetësojnë rendin ekonomik apo shoqëror” ose synojnë “përmbysjen e sistemit socialist”. Mosrespektimi i rregullave mund të sjellë gjoba ose revokim të licencave.

Weiboscope dhe Citizen Lab kanë studiuar se si sistemi i vetëdisiplinës punon në mikroblogëaplikacionet e bisedaveplatformat e transmetimit të drejtpërdrejtë dhe lojërat e krijuara nga një sërë kompanive. Në këto platforma, 4 qershori është një nga temat më të censuruara.

4 qershori: Ngjarja më e censuruar në Kinë

Ndërsa e dinë se postimet e tyre do të censurohen me shpejtësi, përdoruesit kinezë të internetit ende në mënyrë rutinore përkujtojnë çdo qershor masakrën e Sheshit Tiananmen të vitin 1989 në mediat sociale.

Ata përdorin kreativitetin në këtë ritual. Fjalët e koduara, memes, karikaturat, veprat derivative, letërsia dhe fotografitë, përdoren për t’iu referuar 4 qershorit. Shumë përdorues postojnë ikona (emojis) të qirinjve të ndezur për të përkujtuar ngjarjen. Për ta, shtypja e protestës së Tiananmenit nuk është vetëm një tragjedi historike. Ajo përfaqëson një luftë të gjatë për të treguar historinë te publiku.

Duke u nisur nga të dhënat mbi Weibo për postimet e lidhura me 4 qershorin, të censuruara ndërmjet 2012 dhe 2018, ekipi Weiboscope identifikoi 1256 postime të censuruara. Shumë prej tyre u hoqën brenda 30 minutave nga publikimi.

Gjatë dhjetë viteve të kaluara, Citizen Lab ka studiuar censurën e mediave sociale në Kinë dhe ka mbledhur fjalët kyçe që sjellin censurën në një sërë aplikacionesh. 4 Qershori është një temë e censuruar vazhdimisht në të gjitha aplikacionet që kemi studiuar. Deri më tani, kemi përpiluar një listë prej 3,237 fjalësh kyçe që janë të lidhura me 4 qershorin.

Weiboscope dhe Lab Qytetare shqyrtuan fjalët kyçe dhe fotografitë e lidhura me 4 qershorin për të identifikuar tregimet dhe temat. Ne do t’i shpjegojmë metodat tona më poshtë.

Foto nga Pekini i 1989 nga Jeff Widener i Associated Press. Përdorim i drejtë
Foto nga Pekini i 1989 nga Jeff Widener i Associated Press. Përdorim i drejtë

Sipas të dhënave të Weiboscope, fotografia famëkeqe e Associated Press “Tank Man”(njeriu që qëndron para tankut), e shkrepur fillimisht nga Jeff Widener, është fotografia më e zakonshme në përpjekjet për përkujtim online. Në hulumtimin tonë, kemi gjetur dhjetra fotografi që kanë referenca delikate mbi Tank Man.

Dikush mund të gjejë versione të përpunuara të fotografisë që tregon një njeri të vetëm duke u përballur me paketa cigaresh, rosa të verdha plastike, libra, logo, maus kompjuteri, apo edhe vetëm me një rrugë të zbrazët në Pekin.

Një postim i censuruar në Weibo tregon fotografinë e tankistit me rosat e verdha plastike që zëvendësojnë tanket. Burimi: Weiboscope
Një postim i censuruar në Weibo tregon fotografinë e tankistit me rosat e verdha plastike që zëvendësojnë tanket. Burimi: Weiboscope

Kufizimi i lirisë së internetit në fillim të qershorit është bërë një burim paniku për Partinë Komuniste të Kinës. Grupi i të dhënave Weiboscope ka risjellë postimet e censuruara që kishin fjalë kyçe si “sot (今天)”, “dje (昨天)” dhe “nesër (明天)”.

Rezultatet e kërkimit të “sot (今天)” më 4 qershor 2013 nuk mund të shfaqeshin në përputhje me ligjet dhe politikat përkatëse. Përkthimi i postimit: “Kujto historinë” Burimi: Weiboscope
Rezultatet e kërkimit të “sot (今天)” më 4 qershor 2013 nuk mund të shfaqeshin në përputhje me ligjet dhe politikat përkatëse. Përkthimi i postimit: “Kujto historinë” Burimi: Weiboscope

Fjalët kyçe të censuruara sipas grupit të të dhënave të Citizen Lab paraqesin një varg temash duke përfshirë referencat në momentet historike në lëvizjen e demokracisë (绝食请愿, “greva e urisë”, referencë ndaj grevave të urisë të organizuara nga studentët gjatë protestës për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve) (八九 邓小平 “89 Deng Xiaoping”, udhëheqësi suprem i Kinës gjatë lëvizjes) dhe udhëheqësit e studentëve (民运 领袖 王丹 “Udhëheqësi i lëvizjes së Demokracisë Wang Dan”, një udhëheqës i shquar i lëvizjes së demokracisë).

Fjalët kyçe gjithashtu tregojnë mënyra krijuese për t’iu referuar numrave të 4 qershorit (“89VIIV”), homonimet (陆 4, “Toka 4″, karakteri “陆 Lù” tingëllon i ngjashëm me gjashtë “六 Liù” në kinezisht) , dhe referencat e koduara (儿童节 过后 三天, “tre ditë pas Ditës së Fëmijëve”, Dita e Fëmijëve në Kinë festohet më 1 qershor, tre ditë para 4 qershorit).

Një përdorues me një llogari WeChat të regjistruar me një numër telefoni të Kinës kontinentale përpiqet të dërgojë një fjalët “六四 纪念馆” (4 qershor memorial) në një bisedë grupi me përdoruesit me llogari ndërkombëtare dhe bllokohet. Kur u ndanë fjalët, mesazhi u dërgua. Burimi: Citizen Lab
Një përdorues me një llogari WeChat të regjistruar me një numër telefoni të Kinës kontinentale përpiqet të dërgojë një fjalët “六四 纪念馆” (4 qershor memorial) në një bisedë grupi me përdoruesit me llogari ndërkombëtare dhe bllokohet. Kur u ndanë fjalët, mesazhi u dërgua. Burimi: Citizen Lab

Në akte simbolike të protestës, një numër i konsiderueshëm i përdoruesve të Weibo kanë postuar fotografi të paralajmërimeve të sistemit, duke treguar përpjekjet e tyre të dështuara për të postuar apo edhe për të kërkuar këto tre fjalë kyçe. Këto lloj postimesh gjithashtu shërbejnë si një barometër për atë që ndjen publiku ndaj regjimit aktual.

Fjalë kyçe të censuruara nëpër platforma gjithashtu përfshijnë përkujtimet e ngjarjes, si përkujtimi vjetor i mbajtur në Victoria Park në Hong Kong, gjatë të cilit ndizen qirinj (维 园 烛光, “qirinj Victoria Park”).

Si i kemi grumbulluar këto fjalë kyçe dhe fotografi të censuruara?

Citizen Lab dhe Weiboscope kanë përdorur një shumëllojshmëri metodash për të kuptuar se si platformat kineze të mediave censurojnë përmbajtjen. Platformat në Kinë në përgjithësi përdorin një përzierje të filtrimit të automatizuar, nga mekanizmat manuale, të kryera nga njerëzit.

Disa platforma kryejnë filtrimin në serverat e tyre, ndërsa të tjerët kanë rregulla censurimi të ndërtuara në aplikacionin që ndodhet në pajisjen tuaj. Sina Weibo dhe WeChat përdorin qasjen e parë (e njohur si “censura e serverit”), gjë që e bën shumë të vështirë për të parë se çfarë po ndodh brenda.

Por, te kompanitë që filtrojnë përmbajtjen brenda aplikacionit të një përdoruesi (të njohur si “censura e klientit”), ekzistojnë mënyra për hulumtuesit që të shqyrtojnë procesin, pasi të gjitha rregullat për të kryer censurën janë brenda aplikacionit që funksionon në pajisjen tuaj. Shpesh këto aplikacione kanë listat e fjalëve kyçe. Kur shkruani një mesazh ose postim, aplikacioni kontrollon mesazhin tuaj. Nëse keni përdorur një fjalë kyçe, atëherë mesazhi nuk është dërguar. Citizen Lab ka grumbulluar lista të plota fjalësh për aplikacione bisedashplatforma të transmetimit të drejtpërdrejtë dhe lojëra.

Përveç këtij filtrimi të automatizuar, përmbajtja në internet hiqet shumë pas publikimit. Që nga viti 2011, Weiboscope ka përdorur një program kompjuterik për të gjurmuar llogaritë e rastësishme të përdoruesve, së bashku me më shumë se 50,000 llogari me ndikim në Weibo. Programi merr automatikisht dhe shkarkon të gjitha postimet e reja disa herë në ditë. Nëse programi rishikon një postim dhe shfaqet një mesazh “nuk mund të hysh”, ai shënohet si “censuruar”.

Deri në tremujorin e parë të 2019, Weiboscope mblodhi mbi 810 milionë postime në Weibo, nga të cilat më shumë se 700,000 janë konfirmuar se janë censuruar pas publikimit.

Në prag të 30 vjetorit të 4 qershorit, Weiboscope dhe Citizen Lab do të publikojnë Postimet e Censuruara: 4 qershor, një seri postimesh që shfaqin fotografi dhe fjalë kyçe të bllokuara në mediat sociale në Kinë.

Fotografi e një memoriali për ish-sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze, Hu Yaobang, i cili ndihmoi Kinën të largohej nga marksizmi. Hu ishte një katalizator për protestat e studentëve në sheshin Tiananmen. Përkthimi i postimit: “Që nga ajo ditë, kinezët nuk kanë më ideal.” Burimi: Weiboscope
Fotografi e një memoriali për ish-sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze, Hu Yaobang, i cili ndihmoi Kinën të largohej nga marksizmi. Hu ishte një katalizator për protestat e studentëve në sheshin Tiananmen. Përkthimi i postimit: “Që nga ajo ditë, kinezët nuk kanë më ideal.” Burimi: Weiboscope

Postimi i parë shënon datën 15 prill të vitit 1989, vdekjen e Hu Yaobang, një ish-sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës, i cili ndihmoi Kinën të largohej nga marksizmi ortodoks. Vdekja e tij ishte një katalizator për demonstratat që shënuan fillimin e protestave të Sheshin e Tiananmenit të vitit 1989.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button