Gjuriq thotë se në Berlin nuk do të ketë takim bilateral Serbi – Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se nuk do të ketë një takim bilateral në mes të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në mini-samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, transmeton Koha.net. 

Duke folur për Radio Televizionin e Vojvodinës, Gjuriq ka thënë se “në aspektin politik, nuk ka vend për bisedime me përfaqësuesit e Prishtinës, derisa ata të mos heqin dorë nga platforma për dialogun”.

Me rastin e insistimit të komunitetit ndërkombëtar për të njohur Kosovën dhe jo për të bërë kompromis, Gjuriq ka thënë se për Beogradin zgjidhja e kompromisit është ruajtja e interesave ‘optimale’ në Kosovë dhe përgjigja për pyetjen se çfarë është optimale mund të vijë kryesisht përmes bisedimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button