Presidencialet në RMV, KSHZ-ja filloi shpërndarjen e materialit zgjedhor

Në masa të larta sigurie, Komisioni Shtetëror Zgjedhor mëngjesin e sotëm ka filluar me shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër Komisionet Zgjedhore Komunale. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski tha se deri më tani e gjitha procedura për përgatitjen dhe shpërndarjen e materialit zgjedhor për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka rrjedhur pa ndonjë problem, njofton Alsat-M.

Fletat e votimit nuk mund të kopjohen dhe as të falsifikohen pasi të njëjtat janë të siguruar me 21 shenja mbrojtëse të cilat vërtetojnë origjinalitetin e tyre, tha drejtor i shtypshkronjës “Kiro Dandaro” në Manastir, ku edhe është prodhuar materiali zgjedhor.

Fletët e votimit përmbajnë vetëm flamurin e shtetit, numrat rendor të kandidatëve, emrat dhe mbiemrat e kandidatëve, simbolet e partive që i mbështesin.

Në këto zgjedhje presidenciale të drejtën e votës e gëzojnë 1.808.131 persona, të cilët kanë në dispozicion 3480 vendvotime për të ushtruar këtë të drejtë të tyre. Të shtunën do të votojë diaspora dhe gjithashtu të drejtën e votës do ta ushtrojnë 3.583 persona të sëmurë, 1600 të burgosur dhe 7 të zhvendosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button