Mogerini: Do të ishte gabim madh i BE-së nëse nuk sjell vendim për nisjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në qershor

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federika Mogerini  në fjalimin e saj përfundimtar, para parlamentit Evropian i theksoi kushtet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini pret Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në qershor t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Në fjalimin para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Mogerini theksoi se do të ishte gabim i madh strategjik dhe shembull për “shkurtpamësinë” e BE-së nëse nuk sjellë vendim për nisjen e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën në qershor.

Ajo në fjalimin e saj kushtuar rezultateve të politikës së jashtme të Bashkimit theksoi se politika e zgjerimit të BE-së është një nga tregimet e suksesshme për kohën e mandatit të saj pesëvjeçar dhe mandati i qëndrimit aktual të Parlamentit Evropian.

“Politika jonë drejt Ballkanit, në Ballkan, por gara me Ballkanin është tregim i suksesshëm që kishte fillim të vështirë dhe rrugë të papritura deri në ndërtimin e besimit të sfidave të përbashkëta”, theksoi Mogerini.

Ajo si shembull të suksesshëm të politikës evropiane drejt Ballkanit e theksoi Marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button