Raportuesit pa kufij për lirinë e mediave: Republika e Maqedonisë së Veriut ka përparuar për 14 vende

Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas indeksit të fundit për lirinë në media nga “Raportuesit pa kufij” ka ecur përpara për 14 vende, publikoi “Raportuesit pa kufij”, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse në raportin e parë të publikuar qëndronte se vendi është ranguar në vendin e njëjtë si vitin e kaluar, nga organizata e kanë korrigjuar dhe deklaruan se për shkak “gabimit teknik, të gjitha të dhënat për vitin 2018 janë të njëjta si për vitin 2019”. Sipas të dhënave të korrigjuara, të cilat nga “Raportuesit pa kufij” i kanë ridërguar te MIA, Maqedonia në vitin 2017 ka qenë në vendin e 111, në vitin 2018 në vendin e 209, ndërsa në vitin 2019 në vendin e 95.

“Për shkak gabimit teknik, të gjitha të dhënat për vitin 2018 janë të njëjta si për vitin 2019”, deklaroi për MIA-n, Zhuli Bans nga “Raportuesit pa kufij”.

Vërejtja kryesore e “Raportuesve pa kufij” këtë vit është gjendja e servisit publik, gjegjësisht Radio Televizionit të Maqedonisë, ku qeveria ende nuk ka zbatuar reforma.

Edhe pse situata është stabilizuar në vitin 2018, qeveria e re ende nuk e ka ndryshuar Ligjin për radiodifuzerin publik, që është paralajmëruar në vitin 2017, thekson organizata.

“Kështu, tani,  programi i servisit publik vazhdon t’u shërbejë interesave të partisë që ishte në pushtet më herët, VMRO-DPMNE-së”, thuhet në raportin e “Raportuesve pa kufinj” për këtë vit.

Edhe pse nuk janë regjistruar sulme ndaj gazetarëve gjatë vitit të kaluar në Maqedoni, siguria e gazetarëve shënon avancim të rëndësishëm, nga “Reportuesit pa kufinj” paralajmërojnë se kultura që të mos dënohen kryerësit e veprës vazhdon mbisundon në vend.

Vetëm dy nga 59 sulme të regjistruara ndaj gazetarëve në vitet e fundit kanë qenë lëndë e hetimit dhe kanë marrë fund.

“Kjo nuk e arrin shkallën e duhur që të dekurajohen përgjegjësit e sulmeve”, paralajmërojnë nga “Raportuesit pa kufinj”.

Në pjesën e rregullativave ligjore, organizata për mbrojtjen e gazetarëve vëren se janë të nevojshme ndryshime në pjesën e shpifjeve dhe qasjen deri në informatat shtetërore. “Raportuesit pa kufij” thekson dhe se amendamenti kontrovers, me të cilin i lejohet Komisionit Shtetëror Zgjedhor ta vëzhgojë raportimin në zgjedhje në mediat elektronike, është miratuar pa debat dhe konsultime.

Përfundimisht, “Raportuesit pa kufij” kërkojnë t’i përkushtohet vëmendje faktit që “funksionarët e lartë qeveritar kanë tendencë të rrënjosur t’u kërcënohen dhe t’i lëndojnë gazetarët”.

Përkeqësimi i lirisë së mediave në Evropë

Në raport theksohet se edhe pse Evropa mbetet rajoni më i sigurt për gazetarët, vitin e kaluar ka shënuar trendë të shqetësuara pas vrasjes së tre gazetarëve në Maltë, Çeki dhe Bullgari.

“Numri i vendeve që konsideroheshin për të sigurta vazhdon të ulët, ndërsa regjimet autoritare e përforcojnë fuqinë e tyre ndaj mediave”, ky është konkluzioni i përgjithshëm i Indeksit për liri në media të Raportuesve pa kufij në botë në vitin 2019.

Në majën e vendeve ku liria dhe siguria e gazetarëve është e garantuar janë vendet evropiane dhe vendet anëtare të BE-së.

Pesë vendet e para janë Norvegjia, Firlanda, Suedia, Holanda dhe Danimarka, ndërsa Bullgaria ndodhet në vendin e 111-të, më poshtë se vendet e Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e veriut, Kosova dhe Bosnja.

Vrasja e gazetares Viktoria Marinova vitin e kaluar, korrupsioni dhe afërsia e gazetarëve me politikanët janë vetëm një pjesë e vërejtjeve të Raportuesve pa Kufij për këtë vend.

“Kërcënimet ndaj raportuesve janë rritur në muajt e fundit, deri në atë shkallë që gazetaria mbete e rrezikshme sot në Bullgari”, shkruan në raport.

Në vendet e BE-së, një nga rëniet më drastike është konstatuar në Hungari, me minus 14 vende në krahasim me vitin e kaluar.

Mediat që janë nën kontroll të personave të përafërt me Viktor Orbanin vazhdon të shqetësojë seriozisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button