Siljanovska në Berovë: Drejtësia do të vlejë për të gjithë

Kandidatja për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e 21 prillit, Gordana Siljanovska – Davkova sonte mbajti miting para qytetarëve të Berovës, transmeton Portalb.mk.

Ajo gjatë fjalimit të saj theksoi se 21 prilli dhe 5 maji janë ditët kur qytetarët do ta humbin pushtetin e LSDM-së dhe Zaevit, sepse nuk mbajnë llogari për të drejtën dhe drejtësinë.

“Më 21 prill dhe 5 maj duhet t’i delegjitimizojmë , që do të thotë se nuk duhet ta keni edhe funksionin e presidentit në duart e tyre, sepse ata gjithçka do të bënin që të mbeten në pushtet, luftojnë në jetë dhe vdekje, sepse e dinë se e drejta dhe drejtësia do t’i arrijë edhe ata, por harruan se ata nuk kanë mbajtur llogari për drejtësinë, se kanë ndarë drejtësi selektive. Jo, ne nuk do të jemi si ata, ne do të jemi më ndryshe, drejtësia do të vlejë për të gjithë”, tha Siljanovska.

Siljanovska theksoi se me këtë pushtet qytetarët e Maqedonisë përballen me ekonomi të keqe, gjegjësisht, siç tha, mbizotërojnë korrupsioni dhe krimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button