Ka një arsye se përse Miriam Cani nuk merr pjesë në festivale

Ndoshta mund edhe ta keni pyetur veten se përse artistja shqiptare Miriam Cani nuk merr pjesë ne festivale apo kompeticione garuese në Shqipëri siç mund të jenë “Kënga Magjike”, Festivali i RTSH_së etj.

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë vetë këngëtarja në një intervistë të dhënë për “Revista Class” duke treguar se në fakt kjo zgjedhje e saja nuk është rastësi por zgjedhje e saj që ‘fsheh’ pas një arsye, shkruan Bordo.al. 

“Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun.”, ka shpjeguar artistja.

Aktualisht Miriam Cani është e angazhuar në jurinë e talent-showt “The Voice Kids” që këtë të premte do të mbajë edhe natën finale. Sa i përket karrierës muzikore prej pak kohësh artistja nuk ka pasur këngë apo klipe të reja.

Fotot e marra nga “Revista Class”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button