Antikorrupsioni do të ngrejë akuza për kundërvajtje ndaj kryetarëve të Shtipit dhe Gazi Babës

Komisioni antikorrupsion sot pranoi tre kundërshtime të parashtruara nga VMRO DPMNE për shkelje të ligjit zgjedhor ndërsa një e ka refuzuar si të pabazë, transmeton Novatv.mk, përcjell Portalb.mk. 

Komisioni antikorrupsion do të ngrejë akuza për kundërvajtje ndaj drejtuesve në Agjencinë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural për shkak se ua ka paguar 7.5 milionë denarë diku më tepër se 2,000 vreshtarëve për blerjen e rrushit të verës për vitet 2014, 2015 dhe 2016.

Këto borxhe podrumet e venës “Povardarie” dhe “Stefans” nuk kanë mund të paguajnë, sepse kanë falimentuar, por anëtarët e komisionit antikorrupsion kanë vërtetuar se nuk bëhet fjalë për pagesa të rregullta dhe vendosën se me atë pagesë është shkelur kodi zgjedhor dhe ligji për parandalim të korrupsionit dhe do të fillojnë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë para autoriteteve kompetente.

Antikorrupsioni vendosi të parashtrojë padi për kundërvajtje edhe kundër kryetarëve të Gazi Babës dhe Shtipit.

Kundërshtimi i parashtruar nga VMRO DPMNE, që ka të bëjë me komunën e Gazi Babës është pranuar pjesërisht. Në kohë kur janë shpallur zgjedhjet, komuna ka publikuar thirrje publike për angazhim të agjencisë për sigurim fizik të 11 shkollave në atë komunë dhe të dy kopshteve, në llogari të komunës, në vend se për këtë obligim të paguajnë prindërit.

Antikorrupsioni ka përcaktuar se, ndonëse në planin vjetor të komunës kanë qenë të ndara mjete për këtë qëllim, kontestues është njoftimi i publikuar për atë ngjarje nga komuna që më pas është botuar në disa media, për çka do të iniciohet procedura e kundërvajtjes.

Procedurë e kundërvajtjes do të iniciohet edhe ndaj kryetarit të Shtipit në lidhje me shpërndarjen e druve për ngrohje për dy familje nën rrezik social dhe NP “Isar”, pasi janë shpallur zgjedhjet.

Kundërshtimi që VMRO DPMNE e ka parashtruar për punësimin e dhjetë personave nga NP Komuna në Novo Sellë është hedhur poshtë si i pabazuar. Ndërmarrja publike nuk ka publikuar shpallje për punësim në kohë të pacaktuar, por përmes Agjencisë për punësim, një ditë para shpalljes së zgjedhjeve, për shkak të punëve urgjente janë angazhuar përkohësisht dhjetë punëtorë.

KSHPK me nismën e vet ka hapur procedurë për përcaktimin e gjendjes faktike lidhur me njoftimin e publikuar në ueb faqen e Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, më 14 prill, se janë paguar 27 milionë euro për 26.776 prodhues të duhanit për rekoltën e vitit 2018.

Do të përcaktohet edhe saktësia e informatave të publikuara në disa media se kreu i departamentit për Hortikulturë Jovo Temellkovski në NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet” më 16 prill ka ardhur në punë buzë të kandidatit presidencial Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button