Kriza në Sudan: Omar al-Bashir është dërguar në burg

Presidenti i përmbysur i Sudanit, Omar al-Bashir, është dërguar në një burg të sigurisë së lartë, disa ditë pasi u rrëzua nga pushteti dhe u arrestua nga ana e ushtrisë, transmeton REL. 

Raportohet se presidenti Bashir, deri më tani ishte mbajtur i izoluar në një rezidencë presidenciale.

Omar al-Bashir u rrëzua nga pushteti pas disa muajsh protesta kundër tij.

Ushtria njoftoi se ka marrë qeverisjen e vendit dhe se zgjedhjet e reja do të mbahen pas një periudhe tranzitore 2 vjeçare .

Z. Bashir, e ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989. Ai është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila e akuzon atë për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin e Darfurit në Sudan.

Por, shteti i Ugandës ka ofruar azil për presidentin e përmbysur të Sudanit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ugandës, Henry Oryem Okello, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se vendi do të konsideronte ofrimin e azilit për Bashirin nëse paraqitet një kërkesë nga ana e tij, pavarësisht urdhërarrestit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Si vend anëtar i kësaj Gjykate, Uganda do të duhej ta dorëzonte z. Bashir nëse ai arrin në këtë vend.

Gjykata ende nuk e ka komentuar qëndrimin e Ugandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button