Ministri Fazliu: Do të realizohen 43 projekt për zhvillimin e tetë rajoneve planore të RMV-së

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) solli vendim për financimin e 43 projekteve të cilët do të realizohen deri në fund të vitit në tetë rajonet planore. Projektet kapin shumën prej 290 milionë denarë, ndërkaq procedura për aplikim, ka filluar në dhjetor të vitit 2018-të, bëri të ditur sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu në konferencën e sotme për mediume, transmeton Portalb.mk.

Ministri Fazliu informoi se në bazë të Vendimit për nivelin zhvillimor të rajoneve planore, më shumë mjete ndahen për rajonin më pak të zhvilluar, rajonin Verilindor, ndërsa më pak mjete për rajonin më të zhvilluar, atë të Shkupit, me çka sipas shumës së përgjithshme rajoni planor i Shkupit, si më i zhvilluari merr pjesë me  7,2 për qind, rajoni Jugor me 11.1 për qind, rajoni Lindor me 11.3 për qind, me 11.9 për qind rajoni i Pellagonisë, ai i Pollogut me 13.2 për qind, rajoni Jug-perëndimorë me 13.3, i Vardarit me 14.7 për qind dhe rajoni Verilindor me 17.3 për qind.

“Sivjet, në rajonin më të pazhvilluar, rajonin Verilindor, do të financohen 4 projekte me 50 milion denarë, në rajonin planor të Vardarit 8 projekte me 42.5 milionë denarë, në rajonin planor Jugperëndimor 3 projektet me 38.4 milion denarë, në rajonin planor të Pollogut 6 projekte me 38.1 milion denarë,  në rajonin planor të Pellagonisë 8 projekte me 34.3 milionë denarë, në rajonin planor Lindor 4 projekte me 32.6 milionë denarë, në rajonin Juglindor 4 projekte me 32 milion denarë dhe në rajonin planor të Shkupit do të financohen 6 projekte me  20.8 milion denarë”, tha ministri Fazliu.

Ministri i Fazliu theksoi se projektet janë përcaktuar si prioritete në çdonjërin reajon planor, në konsultim të gjerë me qytetarët dhe bashkësinë e biznesit.

Mjetet nga Programi për zhvillim të barabartë regjional për vitin 2019, me të cilat financohen këto 43 projekte, janë 70 për qind të mjeteve të përgjithshme që realizohen përmes Ministrisë për vetëqeverisje lokale. Sipas ligjit, me 30 për qind nga 420 milion denarë të parashikuara me Programin, do të financohen projekte për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja specifike zhvillimore. Këto projekte i propozojnë komunat, sipas prioriteteve të vërtetuara nga ana e çdo komune, në konsultim me qytetarët e vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button