Ministri Tevdovski në Tetovë prezentoi të dhëna për tatimet në Maqedoninë e Veriut

Sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u mbajt debati publik “Le të flasim për tatimet!”, ku studentët e këtij universiteti kishin mundësi të mësojnë më shumë për sistemin e tatimit të Maqedonisë së Veriut nga ministri i financave, Dragan Tevdovski, dhe të diskutojnë për të njejtat, transmeton Portalb.mk.

Tatimet janë të ardhura publike të cilat shteti i siguron përmes tatimpaguesve (personat fizik dhe juridik) nga të ardhurat e tyre, fitimi ose pronësia. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë: tatik mbi të ardhura, tatim personal mbi të ardhura, tatim i vlerës së shtuar dhe tatimi mbi pronësinë.

Tevdovski theksoi se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të dijnë se nga vijnë tatimet dhe për çka shfrytëzohen të njejtat. Ai para studentëve prezentoi shumën e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit për vitin 2019, me çka mbushet buxheti dhe shpërndarjen sipas fushës funksionale të buxhetit.

Në buxhetin e Maqedonisë së Veriut figurojnë 210.8 miliardë denarë të ardhura, 228.5 miliardë denarë shpenzime dhe 17.7 miliardë denarë është deficiti.

Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2019
Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2019

Me çka mbushet buxheti?

Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, 121.9 miliardë denarë buxheti mbushet nga të ardhurat tatimore, 62.3 miliardë denarë nga kontribute sociale, 8.1 miliardë denarë të ardhura kapitale dhe 18.5 miliardë denarë të ardhura jotatimore.

Me çka mbushet buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Me çka mbushet buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Tevdovski theksoi se në Maqedoninë e Veriut vetëm 1% e qytetarëve paguajnë tatime mbi 90.000 denarë në muaj.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2017, Maqedonia e Veriut ballafaqohet me shkallë të lartë të pabarazisë sociale dhe varfërisë. Të dhënat e fundit të publikuara nga Enti Shtetëror Statistikor tregojnë që 22.2% është shkalla e varfërisë. Derisa gjysma e popullsisë ka të ardhura mesatare në nivel vjetor afër 100.000 denarë, ndërsa personat me të ardhura më të larta 1% në shtet përfitojnë 14.4% nga të ardhurat totale me të cilat disponon shteti.

Më poshtë mund të shihni shpenzimet rrjedhëse dhe kapitale të buxhetit vjetor të Maqedonisë së Veriut.

Shpenzimet kapitale nga buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2019
Shpenzimet kapitale nga buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2019
Shpenzimet rrjedhëse nga buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2019
Shpenzimet rrjedhëse nga buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2019

Në debat morën pjesë edhe rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti, udhëheqësja e Sektorit për Planifikim strategjik në Drejtorinë për të Ardhura Publike, Vesna Srceva, profesorë dhe ekspekt të fushës.

Ngjarja u organizua nga Fondacioni Friedrich Ebert dhe Qendra për Zhvillimin e Biznesit (QZHB), në Universitetin e Evropës Juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button