Shkup, akuzë kundër një personit për krijim të laboratorisë së improvizuar për marihuanës

Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka dorëzuar akuzë kundër një personi, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe lëshim në treg në mënyrë të paautorizuar, droga narkotike, psikotrope dhe substanca prokursore” nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

“I dyshuari, në katin e lartë të shtëpisë së tij në Kozle, në mënyrë të paautorizuar ka prodhura, përpunuar dhe për shkak të shitjes ka mbajtur droga narkotike – marihuanë. Pastaj, ai ka bërë laboratori të improvizuar me 52 bimë të tipit Cannabis, tharrës të improvizuar me kuti prej kartonit ku i ka tharë bimët, ndërkaq më pas i ka paketuar për shitje dhe ka kryer ekstraktim të vajit nga marihuana”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur drogë narkotike – marihuanë, me masë të përgjithshme 1.324.43 gramë, të paketuara në kavanoza dhe paketime të ndryshme, vaj hashashi me volum prej 27 mililitra në 54 kapsolla, rrëshirë hashashi me volum të përgjithshëm 30.7 mililitra në 11 shiringa të plastikës, por edhe matëse digjitale, ventilatorë, termometra, instrumente për matjen e lagështisë, ekstraktor dhe aparate të tjera të cilat i ka shfrytëzuar në laboratorin e improvizuar.

“Me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale Shkupi 1 Shkup, personit i është shqiptuar masë paraburgimi shtëpiak, kështu që duke vlerësuar se ende qëndrojnë bazat ligjore për sigurim të pranisë së tij gjatë procedurës penale, prokurori publik deri te Gjykata ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button