Për të pestën herë me radhë, “ARNO” e organizon garën kombëtare për ide të gjelbëra

Shoqata për inovacione sociale “ARNO”, për të pestën herë me radhë organizon garën kombëtar për ide të gjelbra dhe inkurajon qytetarët që të aplikojnë me ide inovative biznesi, të cilat nxisin zhvillimin e ekologjisë, promovojnë përpunimin dhe prodhimin tradicional të produkteve dhe që përdorin resurse lokale.

Konkursi është I hapur deri më 2 qershor , aplikimet dhe të gjitha informacionet e tjera mund ti gjeni ueb faqen tonë të re : https://zeleniidei.mk/.

Nesër në mesditë , e enjte ( 18 prill), në hapësirat e Dhomës Publike në Shkup, do të mbahet ngjarja promovuese në të cilën mund të marrin pjesë të gjithë aplikuesit e interesuar. Ngjarja mund të ndiqet drejtpërdrejt edhe në faqen e  ARNO-s në Facebook.

Me qëllim që të mbështesim të gjithë aplikuesit potencialë të  interesuar, sivjet për herë të parë , në bashkëpunim me Asociacionin për menaxhment konsalting MKA 2000, do të organizojmë 4 punëtori një ditore në të cilat më hollësisht do të shpjegojmë mënyrën e mbushjes së formularëve, veçanërisht do të ndalemi në pjesën e përpunimit të projeksioneve financiare/planeve të biznesit.

Është parashikuar të mbahen edhe 2 punëtori në Shkup, një në Manastir (në bashkëpunim me Slou Food- Manastir), një në Koçan (në bashkëpunim me zyrën rajonale të Programit për mbrojtjen e natyrës në Maqedoni 2). Risi këtë vit është formulari për financat dhe ne duam të fokusohemi në ngritjen e kapaciteteve për projektim financiar, sepse kemi ardhur në konkluzion se edhe në nivel lokal duhet të ndërtohet më shumë kultura e ndërmarrësisë dhe njohuritë rreth saj. Paralelisht punojmë edhe në ngritjen e  vetëdijes për ekonominë e gjelbër , çfarë është ekologjikisht e pranueshme e çfarë jo, kur flitet për biznes”, – deklaroi Irina Janevska nga ARNO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button