Pirovska: Burgjet në RMV vazhdojnë të përballen me fenomenet negative

Janë miratuar ligje kyçe për gjyqësorin dhe të drejtat e njeriut, megjithatë mbeten vërejtje negative në lidhje me burgjet, veçmas në lidhje me çështjen e kujdesit mjekësor të të dënuarve. Në lidhje me barazinë, gjinore, përfundimisht është definuar se çfarë është ajo dhunë-gjinore.
Këtë sot e tha, drejtoresha ekzekutive e Komiteti të Helsinkit, Uranija Pirovska gjatë prezantimit të raportit në hije për Kapitullin 23 për periudhën prej qershorit të vitit 2018-të deri në mars të vitit 2019-të.

Ajo tha se në raportin në hije janë theksuar çështje negative në proceset që i kanë ndjekur, kur bëhet fjalë për realizimin e të drejtave të njeriut.

“Në periudhën e raportit janë miratuar ligje kyçe, ligje për të cilat kemi luftuar me vite që të miratohen dhe ndryshohen, ashtu siç është Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, por edhe ligji për parandalimin e shtatzënisë, edhe pse ato ligji nuk u nënshkruan nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, por ai ishte hap i madh përpara kur bëhet fjalë sidomos për grupet e prekura dhe veçmas për komunitetin LGBTI, e cila nuk ka pasur mbrojtje përkatëse, pasi që orientimi seksual nuk ishte definuar si bazë diskriminimi në ligjin për mbrojtje nga diskriminimi”, tha Pirovska.

Në lidhje me grupet tjera të prekura, ajo tha se romët ende nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre njerëzore.

Në lidhje me burgjet, Pirovska tha se vazhdojnë fenomenet negative, kur bëhet fjalë veçmas për mbrojtjen shëndetësore të të dënuarve.

“Në periudhën e raportit nuk ka ndodhur hapja e repartit të Burgut të Idrizovës që e vizitova përpara ca kohësh dhe që është bërë sipas të gjitha standardeve dhe se rreth 600 të dënuarve do t’u mundësohet qëndrim i dinjitetshëm në institucionet korrigjuese-korrektuese”, tha Pirovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button