RMV, sektori civil nuk mund të jetë faktor kryesor në negociatat me BE-në

Nuk mund të pritet që sektori civil të jetë faktor krucial në negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Sektori civil mund të ndihmojë me dozën e vet të caktuar të ekspertizës, por në asnjë rast nuk mund të jetë baza në negociatat me Unionin.
Këtë sot e deklaruan drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut, Urania Pirovska dhe Simonida Kacarska, drejtoreshë e Instituti për Politikë Evropiane, në prezantimin e Raportit në hije për “Kapitullin 23”.

“Kapacitetin që duhet ta ketë administrata nuk mund të plotësohet me sektorin civil. Sistemi i organizimit të negociatave ka shumë modele, dhe secili vend duhet ta gjejë atë që i përshtatet. Sektori civil për shkak të kushteve specifike të zhvillimit ka edhe dozë të caktuar të ekspertizës, që mund të ndihmojë por ai në asnjë rast nuk mund të jetë baza”, tha Kacarska.

Ajo theksoi se përvojat nga vendet e tjera tregojnë se thelbi që i zhvillon negociatat duhet të jetë nga administrata, sepse negociatat do të zgjasin shumë, dhe ata njerëz do të duhet gjatë kohë të kyçen në to.

Pirovska, nga ana e vet theksoi se transparenca e Qeverisë ndaj sektorit civil është për t’u përshëndetur, transmeton MIA.

“Atë duhet ta shohim nëpër disa dimensione. Nga njëra anë mbështetja e ekspertëve, megjithatë qeveria dhe procesi i negociatave duhet të jetë i hapur drejt sektorit civil, edhe për shkak të legjitimimit dhe transparencës, jo vetëm nga aspekti i mbështetjes eksperte”, tha ajo.

Pirovska tha se sektori civil është i përfshirë në pothuajse të gjitha grupet e punës në Qeverinë e RMV-së, dhe se ndajnë kapacitete të mëdha dhe energji, me atë për ta ndihmuar Qeverinë që ta kalojë tërë procesin e reformave.

“Megjithatë nuk mund të pritet që sektori civil të jetë ai faktori krucial në kalimin e atij procesi”, vlerësoi drejtoresha e Komitetit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button