Reformat në gjyqësor, asgjë nuk dihet në lidhje me hetimin për sistemit AKMIS

Që në dhjetor të vitit 2017 në Këshillin Gjyqësor është dorëzuar Raporti për përdorim të AKMIS-it, është përgatitur grup i pavarur pune i cili i ka bërë hulumtimet e nevojshme, megjithatë, edhe pas mbarimit të kësaj periudhë, nuk është e dukshme se çfarë masa janë ndërmarrë, me qëllim që të konstatohen parregullsitë.

Kështu thuhet në pjesën e reformave në fushën gjyqësore në raportin në hije për Kapitullin 23 për periudhën qershor 2018 – mars 2019-të, të zbatuar në kuadër të projektit “Rrjeti 23”, që e zbatojnë Instituti për Politika Evropiane dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, raportin Portalb.mk.

“Ky është tregues për efektivitetin jo të mjaftueshëm në këtë pjesë, që negativisht kontribuon në pavarësinë e gjyqësorit për të cilin duhet të kujdeset. Ende nuk ka informata se deri ku është hetimi në Prokurorinë Publike, në lidhje me keqpërdorimet e mundshme të sistemit AKMIS, duke shtuar se është e nevojshme që të bëhet edhe revizion dhe avancim i sistemit informatik gjyqësor.

Foto nga ngjarja
Foto nga ngjarja

Në lidhje me Prokurorinë Speciale, drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, Simonida Kacarska, thotë se duhet që të ketë proces transparent dhe

“Është e nevojshme që të ketë proces transparent në lidhje me këtë çështje, dhe dukshëm është edhe se vendet kyçe të BE-së presin avancim në lidhje me këtë, deri në vendimin në qershor, dhe ëshë njëri nga aspektet që qëndron si detyrë e pakryer”, tha Kacarska.

Këshilltarja shtetërore e Ministrisë së Drejtësisë, Lubica Karamandi, thotë se resori bartës i reformave do t’i marrë parasysh rekomandimet e raportit.

“Raporti i detekton lëshimet e caktuara dhe zhvillimin. Po punojmë për qasje më të hapur dhe më transparente, po mundohemi që të marrim mendime dhe rekomandime nga të gjitha palët pasi që besojmë se ajo është rruga më e mirë se si duhet të punohet. Në periudhën e kaluar është punuar në mënyrë intensive dhe ajo dinamikë nuk është zvogëluar. Nëpërmjet kësaj na ndihmojnë neve institucioneve, bartësit e reformave, që ta dimë nëse jemi në rrugë të drejtë në reforma”, tha Karamandi.

Në raport thuhet se presin që në periudhën e ardhshme fokusi do të vendoset në zbatimin e ligjeve dhe ndryshimin e ligjeve në fushën e gjyqësorit, me çka do të rritet efikasiteti dhe pavarësia në gjyqësor, dhe me atë edhe do të rritet besueshmëria e qytetarëve në sistemin gjyqësor.

“Njëkohësisht, ndjekja e ligjeve të reja ligjore do të jetë me rëndësi kyçe në kontekst të aktiviteteve përgatitore për bisedimet hyrëse në kapitullin 23”, thuhet më tej në raport.

Raporti i përfshin të gjitha gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet në tërësi, që kanë dalë nga ndjekja e fushatave të strukturuara në Kapitullin 23 – Gjyqësor dhe Të drejtat themelore. Në fakt ky është raporti i katërt në hije që e publikon “Rrjeti 23”.  Në raport, fokusi u vendos në zbatimin e Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor për periudhën 2017 – 2022.

Skandali AKMIS

Në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Megjithatë, siç njoftoi ministri i atëhershëm Bilen Saliji, me këtë raport nuk parashihet ngritje e padisë penale ndaj personave përgjegjës, për siç tha ai, sepse kaq është mundësia e ndërhyrjes së Ministrisë së Drejtësisë në gjyqësor.

Pas kontrollit të bërë në Gjykatën e Apelit, është vërejtur se numri i madh i lëndëve gjyqësore nuk janë ndarë te gjykatësit e procedurës së caktuar për procedurë paraprake dhe se lëndët janë ruajtur në regjistër.

Nga kontrolli i Sistemit AKMIS në Gjykatën Supreme është vërtetuar se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale dhe se nuk ka qenë i formuar as grup punues për ndarjen e lëndëve.

Skandali me sistemin AKMIS, sistem ky që në Gjykatën Themelore dedikohet për ndarjen e lëndëve te gjykatësit kompetent, përfshinë ish kryetarin e Gjykatës Penale Vlladimir Pançevskin që punoi të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike si i afërt me ish-kryetarin e Gjykatës Penale Shkupi 1 dhe kryetarin aktual të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski. Nevoja për kontroll të sistemit AKMIS erdhi pasi që në raportin e Pribesë u tha se “ka perceptime se lëndët gjyqësore nuk janë duke u ndarë nëpërmjet Sistemit AKMIS”.

Raportin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button