Kompanitë kërkojnë doganim të përbashkët të mallrave mes Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë

Kompanitë e Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkojnë doganim të përbashkët të mallrave mes shtetit tonë me Shqipërinë dhe Serbinë, transmeton Portalb.mk.

Sipas monitoringut të bërë nga ana e Odës Ekonomike në vendkalimet kufitare Tabanovcë dhe Qaf Thanë më së shumti mbajtje të transportuesve ka kur duhet të bëhet kontrolli fitosanitar (rreth tre orë) dhe kontrolli veterinar (një ditë).

“Kompanitë kërkojnë nënshkrim të marrëveshjeve bilaterale mes institucioneve të Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë për të cilat urgjentisht të fillojnë kontrollet e vendkalimeve të theksuar. Zbatimi i kontrollit të përbashkët nga ana e organeve të të dy shteteve do të mundësojë që në një vend dhe në të njëjtën kohë me më pak resurse të administratorëve shtetëror, një herë të ndalen mallrat dhe më shpejt të kalojnë në vendkalimet kufitare”, deklaroi drejtoresha operative e Odës Ekonomike, Aneta Trajkovska.

Problem është se kontrollet fitosanitare dhe veterinare në Serbi nuk punojnë për vikend, te ne orari i punës është prej ora 7 deri 19, ndërsa në Qaf Thanë nuk ka vazhdimisht person për këtë lloj të kontrollit.

Sipas monitoringut të Bankës Botërore, transportuesit humbin 80 për qind të kohës së tyre duke pritur në kufi, ndërsa 20 për qind duke lëvizur nëpër rrugë. Pritja e gjatë në kufi e ulë vlerën e mallrave deri në 1 për qind, ndërsa te prodhimet bujqësore edhe deri në 7 për qind.

Kompanitë kërkojnë që doganimi i përbashkët të fillojë prej 1 tetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button