Mos të rrëzohemi mu në cak

Ndoshta shumë qytetarët kanë disa arsye që të jenë indiferent dhe të mllefosur ndaj pushtetit, e cila gjë   direkt reflektohet edhe ndaj këtyre zgjedhjeve presidenciale. Ndokush ka revolt nga pritshmeritë e mëdha, ndokush për shkak të ikjes së rinisë jashtë, të tjerë për shkak të abolicioneve, partizimit të jetës publike dhe nga shumë arsye tjera. Por mbetja indiferent dhe rënia eventuale e cenzusit, pa dilemë se shumë seriozisht do ta dëmtojë, madje edhe minoj procesin NATO-integrues dhe Euro-integrues dhe do të na i humbë edhe nja 5 vite tjera, gjë e cila do të na çonte në kolaps më të madh në historinë më të re.

Ne akoma s’jemi anëtarë e NATO-s sepse Protokolli duhet të ratifikohet edhe nga afro gjysma e anëtarëve tjera të kësaj aleance dhe pritet qe ajo te përfundoj deri në nëntor. Kurse datë për bisedime me UE me ndonjë klauzolë shtesë do të kemi në qershor.

Efektet e këtyre projekteve që të ne u miratuan me shumë sakrifica, do fillojnë të ndihen që nga viti i ardhshëm kur nga EU për çdo vit do të na lëshohen nga rreth 800 milion euro në vit, Kjo gjë do të bënte që brenda disa vitesh të marrim hov zhvillimor ekonomik, që së paku t’i kthejmë ata të ri që nuk kanë zënë rrënjë jashtë, madje kanë fituar shprehinë dhe eksperiencën e punës, të cilën me profit të mirë do të mund ta bëjnë edhe këtu.
Pra me asnjë kusht nuk duhet të veprojmë nga inati sepse inati asnjëherë nuk është shok i mirë.

Me gjithë dobësitë që edhe vet i them publikisht, mos të lëshojmë shansin të pengohemi mu para cakut, a me vite kemi vrapua. Nëse bie cenzusi, menjëherë VMRO do të shkaktojë krizë që të kthehet në pushtet. Si fillim do ta bllokonte Marrëveshjen e Prespës dhe çdo gjë do binte në ujë shumë të turbullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button