BE rekomandon: Marrëveshja e Prespës të mos përdoret për akuza të ndërsjella gjatë fushatës

Marrëveshja e Prespës – përfitimet e kompromisit, baza kushtetuese dhe ligjore, rëndësia e saj për lëvizjen e vendit drejt BE dhe NATO janë në fokusin e fushatës së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje që ajo të mos përdoret për përfitime të pikëve te votuesit dhe të vlerësohet ajo që është arritur dhe çfarë mund të jetë model për zgjidhjen e kontesteve tjera në rajon, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.

Reka: Marrëveshja është win-win situatë

Kandidatët presidencialë, të mbështetur nga LDSM dhe opozita shqiptare, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka, janë në të njëjtin pozicion për marrëveshjen. Ata e konsiderojnë atë si kompromis të dhimbshëm, por i pashmangshëm dhe më i miri i mundshëm mes dy vendeve, me të cilin është ruajtur identiteti maqedonas, u hapën dyert për integrimin e vendit në NATO dhe BE, u mbrojtën interesat e shtetit. Për dallim prej tyre, kandidatja të cilën e mbështet VMRO-DPMNE,  Gordana Siljanovska Davkova beson se marrëveshja është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet, të drejtën obligative ndërkombëtare. Ajo paralajmëron një lloj rihapjeje të Marrëveshjes, gjë që Pendarovski e kundërshton fuqishëm dhe e konsideron si të pamundur dhe jopraktike.

Blerim Reka

Reka, i cili në këto zgjedhje për kreun e shtetit e ka mbështetjen e Besës dhe Aleancës për Shqiptarët në paraqitjet e tij më pak e eksploaton Marrëveshjen gjatë fushatës së tij dhe për të flet vetëm kur imponohen pyetjet në TV debatet e deritanishme që kishte me kundër kandidatët e tij, por edhe kur dëshiron të theksojë se marrëveshja është një nga kushtet me të cilën u hapën dyert për integrimet evropiane dhe euroatlantike.

“E kuptoj vështirësinë me të cilën populli maqedonas e pranoi këtë zgjidhje – ndryshimin e emrit, por bëhet fjalë për një kompromis që e hap rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO”, ka theksuar Reka në një nga debatet televizive.

Për të Marrëveshja është win-win situatë, Greqia e ka mbajtur të kaluarën e saj antike, ndërsa Maqedonia e fitoi të ardhmen evropiane.

“Në një periudhë prej dhjetë vitesh në Maqedoni nga dashuria tepër e madhe për kombin kishte mundësi të humbet shteti, kishim tepricë të nacionalizmit etnik, kishim deficit të patriotizmit shtetëror”, është qëndrimi i Rekës. Ai beson se me Marrëveshjen nuk e kemi humbur shtetin, është i njëjti me maqedonas dhe gjuhë maqedonase.

Reka, i cili është profesor universitar i së drejtës ndërkombëtare thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga dy palë shumë vështirë mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme, duke shtuar se ai më tepër ka frikë që Marrëveshja mund të ndryshohet nga pala greke, në qoftë se atje vjen në pushtet, dikush që është me orientim më djathtist dhe më nacionalist.

Siljanovska Davkova paralajmëron betejë ligjore për Marrëveshjen

Ndryshe nga ai në fushatat e kundër kandidatëve të tij, Marrëveshja e Prespës është një nga temat qendrore rreth së cilës thyhen shtizat.

Siljanovska Davkova me mesazh se ajo do ta përdorë emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, nëse zgjidhet si presidente e shtetit, sepse tani emri është pjesë e Kushtetutës. Ajo do të respektojë titujt institucioneve, por personalisht si individ sa herë që do të mund do të shmangë emrin e ri.

Kandidatja për presidente e opozitares VMRO-DPMNE dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova/ Foto: NovaTV

“Emri është fakt juridik, jo vetëm real dhe unë do ta nënshkruaj. Një gjë është ajo që do të nënshkruaj, është se emrin e kanë miratuar duke shkelur ligjin vendor dhe ndërkombëtar, ndërsa tjetër gjë është se çka do të bëj personalisht”, tha Siljanovska Davkova në një intervistë për MIA-n, në pyetjen nëse do të nënshkruajë ligjet me emrin e ri nëse zgjedhet në krye të shtetit.

Ajo ka paralajmëruar formimin e një komisioni ekspertësh për emrin, i cili do të provojë se me Marrëveshjen e Prespës është shkelur e drejta Ndërkombëtare.

Në paraqitjet në fushatën parazgjedhore ajo vazhdimisht thirret në të drejtën ndërkombëtare, jus kogens dhe thekson se edhe në Marrëveshjen e Prespës thuhet se të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me marrëdhëniet midis palëve në instancën e fundit do të zgjidhen në Gjykatën e drejtësisë në Hagë.

Për të Marrëveshja e Prespës është jashtë të drejtës sonë kushtetuese, por edhe në kundërshtim me ligjet, si dhe kundër të drejtës obligative ndërkombëtare. Megjithatë, ajo thotë se Marrëveshjen nuk do ta rihapë bashkë me opozitën, por do të përcjellë rrugën juridike.

Ajo ka shpjeguar se duke qenë që Gjykata ndërkombëtare në Hagë është kompetente për Marrëveshjen, nëse vjen deri te konteksti lidhur me implementimin e mosmarrëveshjes, mund t’i tregohet njërës anë, mund të reagohet te Sekretari i përgjithshëm, e pastaj rasti mund të gjendet para Gjykatës në Hagë. Ajo thotë se palët e treta nuk mund të obligohen me interpartes kontratë, madje palët e treta që na kanë njohur me emrin Republika e Maqedonisë mund të refuzojnë ta përdorin emrin e ri, e kështu që rasti mund të gjendet para Gjykatës ndërkombëtare.

Pendarovski: Marrëveshja nuk mund të hapet sërish

Pendarovski në shumë raste deri tani ka theksuar se paralajmërimet nga Siljanovska Davkova për rihapje të Marrëveshjes janë vetëm retorikë parazgjedhore. Për të kjo punë është pothuajse e pa realizueshme.

Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski

“Është hedhje e pluhurit në sytë e votuesit të zakonshëm të Maqedonisë. Kompleksi i identitetit të kombit maqedonas është mbrojtur 100%. Ndërsa në pjesën e kompromisit tonë, është shtuar vetëm një përcaktues gjeografik, asgjë më shumë se kjo”, tha Pendarovski në intervistën për MIA-n.

Sqaron se për çdo qasje në çfarëdo mënyre ndaj Marrëveshjes nuk nevojitet vetëm ana jonë, por edhe Athina, si dhe garantuesi ndërkombëtar – dokumenti është nënshkruar nga Metju Nimic, i Dërguari special i Sekretarit të përgjithshëm të OKB.

“Duhet t’i bindni garantuesit ndërkombëtarë se është e domosdoshme për të nisur negociata të reja për emrin dhe, kuptohet, varet se kush do të jetë në pushtet në Athinë, duhet t’i thoni asaj qeverie të vijë në tryezën e negociatave. Nëse ata nuk pajtohen dhe bashkësia ndërkombëtare nuk pajtohet, ne mundemi  vetëm në shtëpi në Shkup të bëjmë muhabet me njëri-tjetrin, nuk mund të rivendosni marrëveshje”, thotë Pendarovski.

Ai pajtohet me të drejtën obligative ndërkombëtare, por vuri në dukje se kontesti ka qenë asimetrik që nga fillimi, por pa mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë vendi nuk do të kishte mundësi të vinte deri te ndonjë barazim të pozicioneve negociuese, ndërsa pas kësaj marrëveshja e arritur morri mbështetje të madhe nga liderët botërorë.

Reagimi nga BE

BE paralajmëron se Marrëveshja nuk duhet të flijohet në akuzat e ndërsjella politike. Marrëveshja e Prespës midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë mund të inkurajojë zgjidhje edhe për çështje të tjera të hapura në Ballkan.

Johanes Han
Johanes Han. Foto: AA

“Marrëveshja e Prespës është arritja me dimensione historike, e njohur nga bashkësia ndërkombëtare. Ajo dërgon sinjal pozitiv në të gjithë rajonin se pajtimi në Ballkanin Perëndimor është i mundur me lidership politik dhe me orientim drejt të ardhmes. Shpresoj që kjo arritje nuk do të flijohet për arsye politike partiake. Është në interes të vendit që kjo arritje të jetë e pakthyeshme, si dhe reformat e realizuar në fushat prioritare kyçe. Është koha që udhëheqësit politikë të Ballkanit Perëndimor të mendojnë në mënyrë strategjike afatgjatë, gjegjësisht atë që është më e mira për vendet dhe qytetarët e tyre, në vend që t’i ndjekin konsiderata politike partiake”, porositi komisionari i BE për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Johanes Han.

Ai përkujtoi se Marrëveshja e Prespës është rezultat i mbështetjes së përbashkët nga SHBA dhe BE për të zgjidhur kontestin shumëvjeçar për emrin midis Athinës dhe Shkupit.

Fushata për raundin e parë të zgjedhjeve është kah fundi, filloi zyrtarisht më 1 prill, do të vazhdojë deri më 19 prill në mesnatë, do të pasojnë 24-orë heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën më 21 prill, votuesit do të dalin në qendrat e votimit dhe do të rrethojnë kandidatin për të cilin mendojnë se më së shumti meriton të jetë kreu i ardhshëm i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button