Pendarovski në Shtip, Siljanovska në Dellçevë

Kandidatët për president të shtetit edhe sot në suaza të fushatës do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore në takimet dhe tubimet me qytetarët.

Në ditën e 17-të të fushatës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubime në Berovë dhe Dellçevë. Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë në tubim në Shtip. Pendarovski paraprakisht do të takohet me qytetarët e Kratovës, Probishtipit dhe Karbincit.

Ndërsa nga kandidati Blerim Reka, deri tani nuk ka njoftim se a do të mbajë sonte miting apo takim me qytetarët.

Fushata filloi më 1 prill dhe do të zgjatë deri më 19 prill, pas çka do të vijojë heshtje 24-orëshe zgjedhore para ditës së zgjedhjeve në rrethin e parë të caktuar për më 21 prill.

Të tre kandidatët presidencial premtuan fushatë korrekte dhe të qetë dhe vizita në pothuajse të gjitha vendbanimet.

Ndryshe, në zgjedhjet presidenciale të së dielës, 21 prill 2019 në Maqedoninë e Veriut, në rrethin e parë të drejtë vote kanë1.808.131 persona , njofton Portalb.mk. Sipas nenit 81 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, që të kemi fitore që në rrethin e parë për ndonjërin nga kandidatët: Blerim Reka, Gordana Siljanovska – Davkova ose Stevo Pendarovski, për të do të duhet të votojnë së paku 904.066 persona, apo shumica.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr së paku 904.066 persona në rrethin e parë, që me gjasë do të ndodhë në bazë të anketave, atëherë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale i planifikuar më 05.05.19.
Në të do të ballafaqohen dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në rrethin e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button