Sonte skadon afati për paraqitje për votim për personat me arrest shtëpiak

Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri në fund të ditës duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhje presidenciale dhe të parakohshme komunale në tre komuna, transmeton Portalb.mk.

Sonte në mesnatë skadon edhe afati në të cilin votuesit që janë në paraburgim shtëpiak të paraqiten në Komisionet zgjedhore komunale.

Ndryshe, në zgjedhjet presidenciale të së dielës, 21 prill 2019 në Maqedoninë e Veriut, në rrethin e parë të drejtë vote kanë1.808.131 persona , njofton Portalb.mk. Sipas nenit 81 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, që të kemi fitore që në rrethin e parë për ndonjërin nga kandidatët: Blerim Reka, Gordana Siljanovska – Davkova ose Stevo Pendarovski, për të do të duhet të votojnë së paku 904.066 persona, apo shumica.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr së paku 904.066 persona në rrethin e parë, që me gjasë do të ndodhë në bazë të anketave, atëherë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale i planifikuar më 05.05.19.
Në të do të ballafaqohen dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në rrethin e parë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button