Kaevski: Në qershor do të fillojë implementimi i projektit “kartela rinore”

Presim që në qershor të fillojë implementimi i projektit “kartela rinore”. Deri në fund të këtij muaji do të publikojmë thirrje që të rinjtë të aplikojnë. E kemi bërë dizajnin e kartelës dhe pres më së paku rreth 330 mijë të rinj të aplikojnë që të mund të marrin dhe të kenë lirim përkatës. Kartela u takon të rinjve të moshës prej 15 deri 29 vjet sepse meritojnë të kenë përditshmëri më të mirë dhe përfitime. Kjo është një nga masat që të mbahet rinia, dhe t’i ofrohet jetë kualitative me qëllim që të fillojnë të mendojnë dhe të qëndrojnë në vend, deklaroi për MIA-n drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, transmeton Portalb.mk

Projekti “kartela rinore” është paralajmëruar kah fundi i vitit 2018. Për momentin ka nga 300 deri në 500 subjekte: kafene, restorante, teatro, kinema, transport, hekurudha dhe të tjerë që do të japin lirime të caktuara në shërbimet e tyre. AMC ka nënshkruar memorandum me të gjitha subjektet dhe do t’u jepet etiketa që do t’i ngjesin në objektet e tyre.

Kaevski informoi se ajo do të jetë kartelë evropiane, gjegjësisht të rinjtë do të mund të kënaqet me lirimet edhe në shtetet evropiane. Po bisedohet me  Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që pas disa viteve ajo kartelë të mund të faturohet, që të mund studentët të marrin bursa prej saj, nëpërmjet saj të ketë edhe ushqime të subvencionuara dhe masa tjera që do të ndërmerren.

Kartela është falas, ndërsa kandidatët duhet të dërgojnë të dhënat e tyre dhe fotografi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button