Gostivarasi tha se do t’i shkojë KSHZ-së me pistoletë, Derkovski: Kërcënimet janë serioze (VIDEO)

Një qytetarë i Gostivarit, në tribunën e kandidatit për president nga 30 partitë politike, Stevo Pendarovski, tha se do t’i shkojë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) me pistoletë, se ka fshirë njerëz të gjallë nga Lista Zgjedhore, ndërkaq kryetari i KSHZ, Oliver Derkoski vlerësoi se për herë të parë kërcënimet janë kaq serioze, transmeton Portalb.mk.

Gostivarasi u ankua se edhe qytetarë të tjerë ka fshirë KSHZ-ja nga Lista.

“E kam një vërejtje. Si mundet KSHZ-ja që njerëzit e gjallë t’i fshijë nga Lista Zgjedhore? Nuk e kam të qartë, 30-40 vjet votoj, a më fshinë nga Lista”, tha qytetari.

Më tej gostivarasi u tha: “Do t’i shkoj edhe me pistoletë, se kjo nuk bën kështu”.

Reagimin e qytetarit mund ta ndiqni nga minuta e 22-të.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

Për “Slloboden peçat”, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, i cili tha se e presim gostivarasin të vijë me pistoletë, ndërkaq revoltën e cilësoi si kërcënim, dhe ftoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë Publike të nisin procedurë ndaj tij.

“Çfarë të them. E presim të vijë votuesi i revoltuar me pistoletë. Kjo sigurisht nuk është reagim normal për një votues, pavarësisht se çfarë problemi ekziston. Edhe deri tash kemi pasur kërcënime, por për herë të parë janë aq serioze. Presim që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike urgjentisht të veprojë ndaj këtij rasti”, tha Derkoski.

Për Derkoskin, shqetësues është fakti se si Pendarovski e ka përkrahur votuesin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button