PD nxjerr pamjet: Policia dhunon banorët te ‘Bregu i Lumit’

Vijojnë përplasjet mes policisë dhe banorëve te ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë. Partia Demokratike shprehet se edhe këtë të mërkurë, fadroma të shumta kanë shkuar në zonë për të prishur shtëpitë e mbetura.

Selia blu ka shpërndarë edhe një video të shkurtër, ku dallohet qartë se banorët janë përplasur dhe konfrontuar me policinë. Nga raportimet e terrenit, PD-ja thekson se Policia ka vepruar dhunshëm ndaj një vajze, banore e Bregut të Lumit, transmeton BallkanWeb.

Banorët shprehen se forcat policore janë më të shumta se herën e kaluar, kur policia përdori gaz lotsjellës për të nxjerrë nga shtëpitë banorët që kundërshtojnë prishjen e shtëpive. Policia ditë më parë përdori gaz lotsjellës ndaj banorëve me qëllim që t’i largonte nga shtëpitë e tyre. Ky akt është dënuar ashpër nga Partia Demokratike teksa një veprim të tillë e ka cilësuar si “kriminal”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button