Fati i “Mercedesit të Gruevskit”, do të dihet pas zgjedhjeve

Fati i “Mercedesit” luksoz, për furnizimin e të cilit u dënua ish kryeministri Nikolla Gruevski, dhe i cili për këtë arsye u arratis në Hungari për të marrë azil politik, do të dihet pas zgjedhjeve presidenciale, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve të A1on, zgjidhja për të njëjtin do të zgjidhet pasi të mbarojnë zgjedhjet.

“Pas zgjedhjeve presidenciale do të  gjejmë zgjidhje, ndërkaq derisa janë në rrjedhë zgjedhjet procesi është në pushim”, kanë thënë nga Qeveria.

Ndryshe, në rastin “Tanku” janë dënuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski me dy vjet burgim dhe për këtë ai është arratisur në Hungari, ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska me 4 vjet burg dhe ndihmës ministrin në MPB,  Gjoko Popovski më katër vjet e gjashtë muaj burgim (pasi Gjykata ia uli dënimin pas ankesës së tij.

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN “TANKU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button